Departamenti i Shtetit, ka publikuar raportin vjetor mbi gjendjen në sektorë të ndryshëm në Kosovë përfshirë luftimin e korrupsionit, lirisë së shprehjes e punën e gjyqësorit.
Sipas këtij raporti është bërë shumë pak sa i përket korrupsionit, dhe është kufizuar liria e shprehjes, pasi që gazetarët janë intervistuar nga policia dhe janë kërcënuar nga partia në pushtet.
Në listën e gjatë të raportimit nga Departamenti i shtetit, janë përmendur kërcënimet dhe presioni që iu është bërë gazetarëve për të treguar burimin e infomacionit.
Në ketë raport përmendet deputeti i VV-së, Haki Abazi, i cili ka kërcënuar mediumin online “Albanian Post”, si dhe pronarin e saj për të larguar një lajm nga medium i tyre.
Në atë lajm flitej për mënyrën e emërimit të ambasadorëve nga Qeveria Kurti.
“Sipas Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, në shtator, Haki Abazi, nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka kërcënuar medien online “Albanian Post” dhe drejtorin e saj lidhur me mbulimin e emërimit të ambasadorëve nga Qeveria. Kjo medie e ka postuar një auto-incizim të këtij incidenti të supozuar”, thuhet në raporton e DASH-it, raporton Demokracia.com.
Edhe intervistimi i gazetarit të portalit Insajderi, Parim Ollurit, më 17 prill të vitit të kaluar nga policia e Kosovës, në lidhje me raportimin për dështimin Ministrisë së Shëndetësisë për të nënshkruar marrëveshje zyrtare për vaksinat anti-covid.
Po ashtu në këtë raport, DASH përmend edhe sulmin fizik që iu bë gazetarit Visar Duriqi, pasi që kishte përfunduar debatin në të cilin ishte i ftuar.