Bëhet fjalë për një përleshje tragjike në shtatorin e vitit të kaluar në St. Gallen, ku R.B. (20) rrihet brutalisht dhe pas një kohe ndërron jetë. Si pjesëtar në krim është shpallur fajtor edhe një 29 vjeçar nga Kosova, shkruan 20min.ch, përcjell Express.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në Bahnhofstrasse të St. Gallen, ku kishte mbetur i vdekur një 20-vjeçar.
Përherë të parë drejtësia zvicerane ka dalë me një version të saj. Sipas saj, tre burra mes të cilëve edhe R.B., ishin duke shëtitur me shoqet e tyre. Përballë Ivy-Club, ata kanë takuar një grup tjetër personash, ku ka filluar një zënkë verbale. Fillimisht kosovari është larguar, por më pas kthen me dy shok të tij në vendngjarje.
Këtu ndodhi përleshja e ashpër fizike mes gjashtë personave. 29 vjeçari ka goditur me shufër metalike në fytyrë njërin nga kundërshtarët e palës tjetër.
20 vjeçari, viktima e radhës, u arratis në drejtim të ca shkurreve aty pranë, por ndiqej nga dy kolegët e 29 vjeçarit. Ata e kapën 20 vjeçarin dhe e goditen me shufra metalike, nga të cilat viktima do humbte shumë gjak. Si pasojë e këtyre lëndimeve, ai vdiq në spital.
29 vjeçari për akuzën e “vrasjes së mbetur në tentativë” është dënuar me 60 ditë pune nga 80 franga (4800 franga) si dhe një gjobë prej 960 frangash. Gjithashtu për shpenzimet e drejtësisë zvicerane duhet të paguaj diçka, ku shifra totale kap 6652 franga. Vendimi mund të ankimohet.
Por kur do përfundojë procesi për dy pjesëmarrësit tjerë, është akoma e paqartë.
“Janë shumë ecuri tjera penale në pritje,” tha zëdhënësja e Prokurorisë Beatrice Giger. Pasi procedurat janë duke vazhduar, nuk do të jepen detaje të tjera rreth
rastit.