GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

“Dënimi i krerëve të UÇK-së do ta ndryshojë rrënjësisht historinë, do ta dëmtojë reputacionin e NATO-s dhe Serbia do përfitojë shumë”

13/04/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
“Dënimi i krerëve të UÇK-së do ta ndryshojë rrënjësisht historinë, do ta dëmtojë reputacionin e NATO-s dhe Serbia do përfitojë shumë”
Share on FacebookShare on Twitter

Perceptimi popullor për atë që ndodhi në vitet e 90-ta do të ndryshojë rrënjësisht, sipas ligjëruesit dhe studiuesit të drejtësisë tranzicionale në Universitetin Westminster në Angli, Aidan Hehir, në rast se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, eventualisht, shpallen fajtorë nga Trupi Gjykues për akuzat që rëndojnë mbi ta në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, nisi të hënën e 3 prillit, pas më shumë se dy vjet nga konfirmimi i aktakuzës.

Gjatë deklaratës hyrëse, Zyra e Prokurorisë Speciale, argumentoi se të akuzuarit dhe anëtarë të tjerë të UÇK-së kanë qenë pjesë e një “Ndërmarrjeje të Përbashkët Kriminale” që shënjestronte ata që i konsideronte “kolaboracionistë” dhe “tradhtarë” për të “fituar pushtet”.

Nëse UÇK-ja në këtë rast përkufizohet si “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”, sipas profesorit britanik, i bie që aleanca më e fuqishme ushtarake që ka njohur bota, NATO, ka bashkëpunuar me “kriminelë”, gjë që do të kishte implikime të rëndësishme në reputacionin e Aleancës.

Intervista e plotë e Aidan Hehir për Albanian Post:

Pyetje: Gjyqi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nisi të hënën e 3 prillit, pas më shumë se dy vjet nga konfirmimi i aktakuzës, çfarë do të thotë sipas jush ky vonim i nisjes së gjyqit ndaj tyre?

Aidan Hehir: Gjykata është themeluar në vitin 2015, pra janë dashur tetë vjet për të arritur në këtë pikë gjë që është krejtësisht e çuditshme. Kjo vonesë sugjeron se funksionimi i Gjykatës është penguar nga ndërhyrjet politike. Personeli i Gjykatës mund të jetë i fokusuar në mënyrë të veçantë në çështjet ligjore, por që nga fillimi i saj Gjykata ka qenë kryesisht një entitet politik; si të tillë, fuqitë e jashtme kanë përcaktuar ritmin e Gjykatës. Vonesa në sjelljen e të pandehurve në gjyq duhet parë si pasojë e kësaj.

Pyetje: Prokuroria e Gjykatës Speciale po provon të dëshmojë se UÇK-ja, më konkretisht shtabi i saj i përgjithshëm, ishin një ndërmarrje e përbashkët kriminale me qëllime të qarta kriminale dhe për eliminimin e kundërshtarëve politik. Siç ka tërhequr vërejtjen një nga avokatët e mbrojtës, nëse UÇK-ja shpallet ndërmarrje e përbashkët kriminale a nënkupton kjo se NATO ndërhyri për t’i ndihmuar një ndërmarrje të tillë?

Aidan Hehir: Po, nëse UÇK-ja në tërësi përkufizohet si ndërmarrje e përbashkët kriminale, atëherë NATO sipas definicionit ka bashkëpunuar me “kriminelë”. Nuk mund të mohohet fakti që NATO ka punuar me UÇK-në para dhe sigurisht gjatë ndërhyrjes ushtarake; një zbulim i tillë do të ketë implikime të rëndësishme në reputacionin e NATO-s.

Pyetje: Si e keni parë faktin se Gjykata Speciale është themeluar për akuzat për trafikim të organeve, kurse tani nuk gjendet askund kjo akuzë?

Aidan Hehir: Nuk u krijua për t’u marrë në mënyrë specifike me akuzat e trafikimit të organeve; ato akuza u bënë në raportin “Marty” të Këshillit të Evropës. Gjykata u krijua si rezultat i raportit të Task Forcës së Posaçme Hetimore, i cili pranoi se akuzat për trafikim organesh ishin kryesisht të pabaza; megjithatë, ata deklaruan se kishte prova të formave të tjera të kriminalitetit. Trafikimi i organeve u bë një akuzë tronditëse dhe e profilit të lartë, por ishte gjithmonë një çështje kryesisht dytësore.

Pyetje: Media si Guardian e New York Times kanë shkruar se kjo Gjykatë po e rishkruan historinë, a pajtoheni me këtë konstatim?

Aidan Hehir: Po sigurisht. Njerëzit kanë memorie të shkurtër dhe për fat të keq zbulimet se pjesëtarët UÇK-së ishin kriminelë të përfshirë në vrasje dhe tortura do të ndryshojnë rrënjësisht perceptimin popullor për atë që ndodhi në vitet 1990. Serbia sigurisht që do të përfitojë shumë nga kjo dhe do t’i përdorë këto gjetje për të zvogëluar taktikat e veta vrastare dhe për ta riformuluar fushatën e saj si “kundër-terrorizëm”. Vlera propagandistike e Gjykatës për Serbinë është e madhe dhe natyrisht Beogradi do ta mirëpresë procedurën dhe çdo dënim.

Pyetje: A mund të na sqaroni se çka saktësisht nënkupton termi “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”?

Aidan Hehir: Do të thotë që anëtarët e një grupi janë kolektivisht përgjegjës për veprimet e anëtarëve individualë të atij grupi. Pra, në këtë rast, udhëheqësit e UÇK-së konsiderohen bashkërisht përgjegjës për veprat kriminale të kryera nga pjesëtarë të veçantë të UÇK-së. Millosheviçi u zbulua se ishte pjesë e një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale në ICTY (Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë) në rastet kundër Martiç dhe Babiç.

 

Tags: Aidan HehirDhomat e Specializuara të Kosovës në HagëGjykata SpecialehageHAshim Thaçiuqk
ShareTweetShare
Previous Post

Pacolli ndryshon karrigen në Kuvend, ulet pranë deputetëve të PDK-së

Next Post

Vendos Supremja: Qytetarët kanë të drejtë t’i kërkojnë paratë që iu faturuan për rrymën në veri

Next Post
Media gjermane për tensionet mes Serbisë dhe Kosovës: “Rusët që ikën nga Putini po ndryshojnë Beogradin”

Vendos Supremja: Qytetarët kanë të drejtë t’i kërkojnë paratë që iu faturuan për rrymën në veri

Lajmet e fundit

Rama: S’lejojmë që keqemanxhimi të rrezikojë shëndetin publik dhe pagat e punëtorëve të “Pastrimit”

Rama: S’lejojmë që keqemanxhimi të rrezikojë shëndetin publik dhe pagat e punëtorëve të “Pastrimit”

19/05/2025
Dështon tentimi i 18-të për konstituimin e Kuvendit

Dështon tentimi i 18-të për konstituimin e Kuvendit

19/05/2025
Nis seanca e 18-të për konstituim të Kuvendit

Nis seanca e 18-të për konstituim të Kuvendit

19/05/2025
Behrami e quan frikacak Kurtin: Nëse keni dyshu deri më sot, tashmë e keni të qartë

Behrami e quan frikacak Kurtin: Nëse keni dyshu deri më sot, tashmë e keni të qartë

19/05/2025
Daut Hardinaj: Kurti sot të reflektoj, jemi të gatshëm me votu për Shqipe Selimin dhe Saranda Bogujevcin

Daut Hardinaj: Kurti sot të reflektoj, jemi të gatshëm me votu për Shqipe Selimin dhe Saranda Bogujevcin

19/05/2025
Peci thotë se është në dorën e opozitës që të ketë ndonjë risi në Kuvend

Peci thotë se është në dorën e opozitës që të ketë ndonjë risi në Kuvend

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Rama: S’lejojmë që keqemanxhimi të rrezikojë shëndetin publik dhe pagat e punëtorëve të “Pastrimit”

Rama: S’lejojmë që keqemanxhimi të rrezikojë shëndetin publik dhe pagat e punëtorëve të “Pastrimit”

19/05/2025
Dështon tentimi i 18-të për konstituimin e Kuvendit

Dështon tentimi i 18-të për konstituimin e Kuvendit

19/05/2025
Nis seanca e 18-të për konstituim të Kuvendit

Nis seanca e 18-të për konstituim të Kuvendit

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.