Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias ka folur sot nga Tirana për situatën në veri të Kosovës si dhe qëndrimin e Greqisë për këtë çështje.
Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Ministren shqiptare të Jashtme, Olta Xhaçka, Dendias ka shprehur qëndrimin e Greqisë për stabilitet, prosperitet dhe paqe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Stabiliteti, prosperiteti dhe paqja për ne përbën kërkesën parësore sepse edhe perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor është një sfidë që ne duhet të përballojmë me sukses”, tha Dendias.
Më tej, ministri grek ka shprehur shqetësimin e tij për situatën në veri të Kosovës dhe ka thënë gjithashtu se Greqia mbështet dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.
Duke folur për situatën në veri të Kosovës, Denidas u shpreh se “të gjithë ne duhet të tregojmë realizëm dhe të jemi sa më frytdhënës, sa më konstruktiv dhe të bëjmë lëvizjet e duhura.”
“Në takimet që un kam pasur në Prishtinë dhe Beograd kam nënvizuar nevojën për vijimësinë e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës me synim që të arrihet një zgjidhje tërësore.”