GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Dëmtoi veturën në një gropë të rrugës në Skenderaj, qytetari padit Qeverinë dhe kërkon kompensim

16/03/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Dëmtoi veturën në një gropë të rrugës në Skenderaj, qytetari padit Qeverinë dhe kërkon kompensim
Share on FacebookShare on Twitter

Një qytetar me inicialet L.Rr. ka paditur Qeverinë e Kosovës për shkak se gjatë vozitjes kishte dëmtuar veturën, duke rënë në një gropë të një fshati të Skenderajt. Ai pretendon se për dëmin e shkaktuar përgjegjësia i takon Qeverisë për mosmirëmbajtjes së rrugës dhe për këtë po kërkon 1 mijë e 300 euro kompensim.

Lidhur me këtë rast të mërkurën, në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ishte paraparë të mbahej seanca, mirëpo e njëjta ka dështuar në mungesë të ekspertit të komunikacionit Sejdi Berisha.

Mungesën e ekspertit Berisha e ka konstatuar gjykatësi Hysni Ismaili, i cili ka njoftuar se nga fletëdërgesa rezulton se i njëjti nuk është ftuar në mënyrë të rregullt për këtë seancë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Po ashtu gjykatësi Ismaili ka shtuar se zyra e ka telefonuar ekspertin, mirëpo i njëjti është përgjigjur se nuk ka pranuar ftesë për seancë dhe për sot nuk e ka të mundur të prezantojë në seancë shkaku i angazhimeve të tij.

Përfaqësuesja e Qeverisë, Nexhmije Karaqa, ka deklaruar se edhe më tutje qëndrojnë pranë propozimit që eksperti i komunikacionit të prezantojë në seancë për të sqaruar ekspertizën.

Në këto rrethana gjykatësi Ismaili ka konstatuar se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për mbajtjen e seancës së shqyrtimit kryesor, andaj, vazhdimi i seancës do të caktohet për datën 2 maj 2023.

Më 18 dhjetor 2020 paditësi ka bërë zgjerimin e padisë në aspektin subjektiv, ashtu që si palë e paditur të jenë Qeveria e Republikës së Kosovës dhe operatori ekonomik “Alko Impex”.

Ndryshe, sipas padisë së 22 prillit 2015, L.Rr. ka ushtruar padi ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës, pasi që më 11 maj 2013 në Skenderaj në fshatin Terstenik paditësi ka qenë duke e drejtuar veturën e tij kur papritmas ka rënë në një gropë e cila ka qenë e padukshme në atë kohë të muzgut, çka ka rezultuar në dëmtimin e veturës së tij, ndërsa ai ka përjetuar frikë dhe shqetësim të theksuar.

Sipas padisë, paditësi konsideron se përgjegjësia për dëmin e shkaktuar i takon Qeverisë së Kosovës, për shkak të gjendjes së rrugës së prishur, andaj po kërkon nga gjykata ta detyrojë të paditurën që t’ia kompensojë dëmin material në shumën prej 1 mijë e 300 eurove.

Ndërkaq, për të paditurin e dytë, paditësi konsideron se përgjegjësia për dëmin e shkaktuar i takon edhe operatorit ekonomik “Alko Impex”, ngase sipas padisë kjo kompani ka qenë e kontraktuar nga Qeveria, gjegjësisht Ministria e Infrastrukturës për mirëmbajtjes së rrugës së lartcekur.

Tags: #Policia #Kosoves #PKProkurori i ShtetitQeveria
ShareTweetShare
Previous Post

I mituri ther aksidentalisht me thikë shokun e tij në Drenas, dërgohet me urgjencë në QKUK

Next Post

Tjetër tërmet i fuqishëm godet Turqinë

Next Post
Tërmet me magnitudë 4 në Shqipëri, epiqendra në Adriatik në kufi me Malin e zi

Tjetër tërmet i fuqishëm godet Turqinë

Lajmet e fundit

Pesë zyrtarë të Mamushës janë akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Operacion kundër korrupsionit i Prokurorisë në Prizren – Policia konfirmon se u arrestua një avokat, shoferi i gjykatës dhe një person i tretë

22/05/2025
U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

22/05/2025
Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

22/05/2025
Natyra Kuçi zyrtarizon kandidaturën për kryetare të Deçanit

Natyra Kuçi zyrtarizon kandidaturën për kryetare të Deçanit

22/05/2025
Aksion i policisë në veri

“Me ba me ditë ti, ai shtet paska shku n`hamam – Kush e ruan kufirin?, Ramadani i kthehet ashpër Drenorit për sigurinë në veri

22/05/2025
Balaj: Qasja e Borellit dhe Lajçakut e ka inkurajuar agresionin e Serbisë karshi Kosovës

Balaj: Qasja e Borellit dhe Lajçakut e ka inkurajuar agresionin e Serbisë karshi Kosovës

22/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Pesë zyrtarë të Mamushës janë akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Operacion kundër korrupsionit i Prokurorisë në Prizren – Policia konfirmon se u arrestua një avokat, shoferi i gjykatës dhe një person i tretë

22/05/2025
U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

22/05/2025
Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

22/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.