Përvoja e Luciano Spallettit në stolin e kombëtares italiane nis me një dyshim të madh: në prag të ndeshjes debutuese kundër Maqedonisë së Veriut, vjen dëmtimi i Federico Chiesas.
Një situatë që do të analizohet me kujdes gjatë orëve të fundit të përgatitjeve për ndeshjen që për ish-trajnerin e Napolit shënon debutimin në stolin e “të kaltërve”.
Forma e Chiesas sigurisht që do të duhet të vlerësohet dhe në varësi të kushteve, ai mund të mos dalë në fushë.
Mësohet se Federico Chiesa vuan nga një problem muskulor, një problem i cili e detyron Spallettin të jetë i kujdesshëm në vendimmarrje, për të mos përkeqësuar situatën.
Sulmuesi i Juventusit, pavarësisht rëndësisë, me shumë mundësi do të lihet pushim nga Spalletti kundër Maqedonisë së Veriut.
Në vend të Chiesas, Spalletti mund të hedhë në fushë Zaccagnin. Opsion mund të jetë edhe Raspadori, por Spalletti nuk ka gjasa ta përdorë në të majtë.