GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Demokratët në panik nga paraqitja e dobët e Biden në debatin e parë presidencial

28/06/2024
në Botë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Demokratët në panik nga paraqitja e dobët e Biden në debatin e parë presidencial
Share on FacebookShare on Twitter

Aleatët e Presidentit Biden dëshironin mbi të gjitha që ai të demonstronte gjatë debatit se ishte i fortë dhe plot energji, për t’u dhënë fund pikëpyetjeve të ngritura rreth aftësive fizike dhe mprehtësisë mendore të demokratit 81-vjeçar.

Por Presidenti Biden nuk i përmbushi pritshmëritë e tyre modeste në arenën më të madhe të politikës amerikane.

Në fund të debatit 90 minutësh, aleatët e presidentit demokrat, hartuesit e strategjive dhe drejtues të tjerë të fushatës i zuri paniku pas vështirësive që Biden shfaqi gjatë debatit, pauzave të pakëndshme dhe një të folure të zbetë që shpesh ishte e vështirë të kuptohej.

Publikisht dhe privatisht, demokratët ngritën pikëpyetje nëse partia mund, ose duhet ta zëvendësojë Biden si kandidatin e Partisë Demokrate në zgjedhjet e nëntorit përballë ish presidentit 78 vjeçar, Donald Trump.

“Unë nuk jam e vetmja që po i thyhet zemra tani. Ka shumë njerëz që e panë debatin sonte dhe u ndjenë tmerrësisht keq për Joe Biden-in”, tha ish-Senatorja demokrate Claire McCaskill për rrjetin MSNBC. “Nuk e di nëse mund të bëhet diçka për ta rregulluar këtë situatë”.

Për momentin, pyetja kryesore për Biden është nëse dëmi është i përhershëm. Por shumë votues ende nuk e kanë përqendruar krejtësisht vëmendjen tek votimet e nëntorit. Presidenti Biden dhe aleatët e tij kanë miliona dollarë që ende nuk i kanë përdorur për reklama dhe fushatë intensive në shtetet e pavendosura.

Por ka raste kur një kandidat e ka rikuperuar fushatën pas një paraqitje të dobët në debatin me rivalin. I tillë ishte dhe rasti i debatit të Presidentit Barack Obama në vitin 2012 me kandidatin republikan, Mitt Romney. Senatori demokrat John Fetterman mundi rivalin republikan në vitin 2022 pas një debati të vështirë, ndërsa Fetterman kishte kaluar një goditje në tru.

Ekipi elektoral i Presidentit Biden shpresojnë, që në fund të fundit, votuesit do të mbështesin një politikan 81-vjeçar, që gëzon vlerësime të dobëta për punën e tij, në një ri-përballje që pak amerikanë e duan.

Pavarësisht këtyre, ekipi i Biden këmbënguli se presidenti ishte në një pozicion unik për të ndaluar kthimin e Trump në Shtëpinë e Bardhë, sikurse bëri katër vjet më parë.

Prej kohësh ata kanë parashikuar se mbështetja për Presidentin Biden do të rritej ndërsa fushata demokrate të theksonte mjaftueshëm udhëheqjen kaotike të Trump. Por pas paraqitjes së dobët të Biden në debatin presidencial, shenjat janë të pakta se ekziston një besim i tillë.

“Ishte një fillim i ngadaltë. Kjo është e qartë për të gjithë. Unë nuk do të debatoj për këtë pikë”, tha Zëvendëspresidentja Kamala Harris në një intervistë për rrjetin CNN pas debatit. “Por ajo që ka rëndësi është alternativa në nëntor, këto janë një nga zgjedhjet më të rëndësishme të jetës tonë”.

Mbështetësit e Presidentit Biden u përpoqën të shmangnin komentet pas debatit në Atlanta kur u pyetën nga gazetarët. Ata vunë në dukje një listë të gjatë pohimesh të rreme nga Trump gjatë debatit. Gjatë debatit, Trump nuk doli kundër atyre që shkaktuan trazira në ndërtesën e Kongresit amerikan më 6 janar të vitit 2021.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, një kandidat i mundshëm për president në të ardhmen dhe mbështetësi kryesor në debatin në Atlanta, u bëri thirrje demokratëve që të mos i zërë paniku.

“Unë mendoj se është e padobishme dhe e panevojshme. Duhet ta mbajmë kokën lart”, tha Newsom në një intervistë për rrjetin MSNBC. “Ne duhet ta mbështesim këtë president. Ne nuk dorëzoheni për shkak të një debati. Kush e bën këtë?”

Megjithatë, shenjat e ankthit ishin të dukshme mes demokratëve, ndërsa disa prej tyre kanë dalë hapur me idenë për të gjetur një alternativë tjetër për zgjedhjet e nëntorit.

Tags: debati presidencialIsh-Presidenti amerikan Donald TrumpPresidenti Joe Biden
ShareTweetShare
Previous Post

MASHTI pas Testit të Arritshmërisë: Shkaku i përdorimit të telefonave, disa nxënës janë larguar

Next Post

Festimi i ‘Vidovdan’-it në Kosovë, Policia: Nuk ka pasur incidente, pjesëmarrësit janë shpërndarë të qetë

Next Post
Festimi i ‘Vidovdan’-it në Kosovë, Policia: Nuk ka pasur incidente, pjesëmarrësit janë shpërndarë të qetë

Festimi i ‘Vidovdan’-it në Kosovë, Policia: Nuk ka pasur incidente, pjesëmarrësit janë shpërndarë të qetë

Lajmet e fundit

Azemi: Rritja e sërishme e çmimit të rrymës është abuzim me durimin e qytetarëve

Azemi (LDK): I pari e kam shpalosur garën time për Ferizaj – s’ka ndryshuar asgjë

21/05/2025
“Kam me të vra”, dënohet me 1 vit e 3 muaj burgim gjakovari që kërcënoi me jetë bashkëshorten e tij

Dy persona në paraburgim për marrje ryshfeti

21/05/2025
Parashikimi i motit për sot

Më shpesh intervale me diell ditëve të ardhshme, temperatura deri në 25C e 26C

21/05/2025
ZPS për dëshmitarin e radhës: Ka qenë i ndaluar dhe është rrahur nga pjesëtarët e UÇK-së

PDK-ja e shqetësuar që Specialja s’lejoi lirimin me kusht për Veselin, Krasniqin e Selimin

21/05/2025
Qeveria gjermane ia vazhdon mandatin Bundeswehrit në Kosovë

Qeveria gjermane ia vazhdon mandatin Bundeswehrit në Kosovë

21/05/2025
Caktohet data për konferencën mbi ecurinë e çështjes në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

OVL UÇK: Ndërkombëtarët të shqyrtojnë moslirimin e përkohshëm të ish-bashkëluftëtarëve nga Specialja

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Azemi: Rritja e sërishme e çmimit të rrymës është abuzim me durimin e qytetarëve

Azemi (LDK): I pari e kam shpalosur garën time për Ferizaj – s’ka ndryshuar asgjë

21/05/2025
“Kam me të vra”, dënohet me 1 vit e 3 muaj burgim gjakovari që kërcënoi me jetë bashkëshorten e tij

Dy persona në paraburgim për marrje ryshfeti

21/05/2025
Parashikimi i motit për sot

Më shpesh intervale me diell ditëve të ardhshme, temperatura deri në 25C e 26C

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.