GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

‘Demokracia vdes në errësirë’ – Çka ndodhi në protestën e sotme në mbështetje të lirisë së shprehjes

31/07/2023
në Lajme
Koha e leximit:4 mins read
‘Demokracia vdes në errësirë’ – Çka ndodhi në protestën e sotme në mbështetje të lirisë së shprehjes
Share on FacebookShare on Twitter

Sot u mbajt protesta e thirrur nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me moton “Demokracia vdes në errësirë”. Protesta erdhi si revoltë ndaj pezullimit të certifikatës së biznesit për Klan Kosovën nga ana e Ministrisë së Tregtisë.

Në lidhje me protestën, anëtarja e bordit të AGK-së, Pranvera Behluli, është shprehur se ky asociacion, e konsideron si politik vendimin e MINT-it.

“Është një rast i paprecedent që ka ndodhur që nga paslufta, dhe duhet ta kundërshtojmë pasi është kundër demokracisë”, ka thënë Behluli.

“Ne i kemi ftuar të gjithë kolegët e mediave. Por, na ka përkrahur edhe shoqëria civile. Por, nuk është e rëndësishme pjesëmarrja, sa është qëllimi i kësaj proteste për t’i treguar qeverisë se nuk do të mund ta mbyllin një media në Kosovë, apo t’i frikësojnë mediat e tjera”, tha Behluli, njofton Klankosova.tv.

Shkrimtari Azem ishte pjesë e protestës, dhe bëri një krahasim të këtij rasti me një në Ugandë.

“Ka rëndësi të mjaftueshme, që t’i bashkohem duke mos qenë punëtor i sektorit medial, kjo është taktikë e njohur, asnjë shtet nuk është bërë shtet diktatorial brenda natës, është logjik e Ugandës, Idi Amini, thoshte ‘unë garantojë për lirinë e shprehjes, por nuk garantojë se çka ndodhë pas saj’.

Edhe drejtorja ekzekutive e Rrjetit të Grave të Kosovës, Igballe Rogova, i është bashkuar protestës në mbështetje të Klan Kosovës.

Ajo ka thënë që si pjesë e shoqërisë civile kanë dalë në mbrojtje të lirisë së fjalës së lirë. “S’ka mundësi me pasë një demokraci të mirëfillte nëse s’ka media të lira”, ka thënë Rogova për Klan Kosovën.

“Edhe ne si shoqëri civile gjithmonë kemi dalë në mbrojtje të lirive të ndryshme, edhe kësaj radhe edhe lirinë e fjalës së lirë”. “Mendoj që mediat janë të parat ato që neve gjithë kësaj kohe si rrjet i grave tash po flas, gjithë kësaj kohe media ka qenë zëri ynë te qytetarët për mesazhe të ndryshme”. “Prandaj, me mbylljen e mediumeve vdes demokracia, vdes komunikimi me qytetarët, prandaj jemi këtu edhe do të vazhdojmë të qëndrojmë në mbrojtje të lirisë së fjalës së lirë”.

Ehat Miftaraj nga IKD, ka qenë po ashtu pjesë e protestës ku ka thënë që ligji është i qartë, e që Komisioni i Pavarur për Media që licencon dhe jo sipas tij, Qeveria apo ministria.

“Ligji është i qartë, Komisioni i Pavarur për Media që licencon dhe që ka të drejtë t’ua merr licencën kur i shkelin ligjin i shkelin kushtet e përcaktuar me ligj. Nuk është qeveria, si Ministria e Industrisë të marrë licenca dhe të mbyll media”, u shpreh Miftaraj për Klan Kosova.

Kryeredaktori i televizionit T7, Arsim Lani, ka qenë një nga pjesëmarrësit në protestën e sotme të thirurr nga AGK-ja si shenjë revolte ndaj vendimit të MINT-it për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës. Ai tha qeveria e tanishme për tre vjet ka tentuar t’i kontrollojë mediat, e që nuk e ka arritur, por sipas tij, tash e ka gjetur një formë tjetër, të cilën e cilësoi si shumë më të keqe për t’i mbyllur mediat, teksa shtoi se “as këtë qëllim nuk do ta mbërrij”.

“Përpjekjet janë shumë të mëdha, ku pashë shumë postime të deputetëve të pozitës, të cilët ndonjëherë janë edhe banale, por nuk do ta arrijnë qëllimin”.
“Kur po dëgjoj kur po thonë “me respektu Kushtetutën”. Kush po kërkon, këta njerëz që nuk e kanë respektu shtetin e Kosovës, s’e kanë njohur shtetin e Kosovës, këto institucione e këto simbole”, tha Lani, njofton Klankosova.tv.

Anëtari i bordit të AGK-së, Naim Sadiku, ka thënë se ky asociacion e ka organizuar protestën e sotme për të shprehur pakënaqësinë në lidhje me vendimin e MINT-it për licencën e Klan Kosovës.

Sadiku tha se AGK-ja, vendimin e MINT-it e sheh si një vendim të qëllimshëm politik dhe si një ndërhyrje në lirinë e mediave dhe lirinë e shprehjes.

“Gazetarët janë përballur me një fushatë të egër të partisë në pushtet dhe në këtë kohë denoncojmë këtë gjuhë ndaj mediave. Si AGK, kërkojmë nga gjykata që ta trajtojë rastin e Klan Kosovës në mënyrë të drejt, duke mos u ndikuar nga politika”, tha Sadiku, njofton Klankosova.tv.

Ndërkaq, gazetari Valon Syla ka potencuar që me Klan Kosovën janë të gjitha mediat, teksa vendimin e fundit, ai thotë se janë kapërcyer të gjithë kufijtë.

“Një pjesë e gazetarëve, dhe e mediave, pas skandaleve të fundit me përgjime dhe sanksioneve të BE-së dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, krejt lufta e qeverisë e Albin Kurtit me media, është njëfarë tendence për tërheqje të vëmendjes, por nuk më duket ashtu. Këtu janë duke u kaluar të gjithë kufijtë, janë Republika, qeveria e Kurtit është duke u sjellë si regjim është kundër lirive të drejtave themelore të njeriut, është kundër fjalës së lirë”, u shpreh Syla për Klan Kosova.

Protestës iu bashkëngjit edhe mërgimtari Medi Zullufi nga Suedia i cili tha se e shtyu kthimin në Suedi për të qenë pjesë e protestës.

“Unë kam pasë me udhëtu dje masdite, por sapo mora lajmin se do të protestohet për mbylljen e Radiotelevizionit Klan Kosova që osht një shtëpi e madhe informative për të gjithë bashkatdhetarët që jetojnë në botën perëndimore. Edhe këtu e ndiva obligim të marrë pjesë”, ka thënë Zullufi për Klan Kosovën.
“Ma kujton para 35 vjetësh, nashta nuk osht data e sigurt, kur kemi protestu kundër mbylljes së Rilindjes, e kjo ma kujton edhe sot”.

“Kulmi i demokracisë botërore o liria e fjalës. Nuk cenohet e drejta e shprehjes, e ki lirinë e shprehjes, ti ki të drejtë me e shpreh mendimin tënd”.

Tags: Kosovëproteste
ShareTweetShare
Previous Post

Aksident i rëndë mes një autobusi dhe një veture në rrugën Prishtinë-Pejë

Next Post

BE i jep urdhër Kosovës

Next Post
KE: Madhërimi i kriminelëve të luftës në Serbi vazhdon pa pasoja

BE i jep urdhër Kosovës

Lajmet e fundit

Avokati i akuzuar në rastin e dhunimit të miturës në Drenas, i bashkohet partisë së Pecit dhe Gërvalles

Avokati i akuzuar në rastin e dhunimit të miturës në Drenas, i bashkohet partisë së Pecit dhe Gërvalles

19/05/2025
Një qytetar në Skenderaj gjen para në rrugë, policia në kërkim të pronarit të tyre

Një qytetar në Skenderaj gjen para në rrugë, policia në kërkim të pronarit të tyre

19/05/2025
Policia gjobit të rinjtë pas raportimit të Gazetës Papirus, rrezikuan jetën me manovra të rrezikshme

Policia gjobit të rinjtë pas raportimit të Gazetës Papirus, rrezikuan jetën me manovra të rrezikshme

19/05/2025
Komandanti i KFOR’it shpreson për zhbllokim të shpejt të ngërçit politik, detaje nga takimi me Osmanin

Komandanti i KFOR’it shpreson për zhbllokim të shpejt të ngërçit politik, detaje nga takimi me Osmanin

19/05/2025
Aksion policor në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Aksion policor në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

19/05/2025
Kush është Johannes Pietsch, fituesi i “Eurovision 2025”?

Kush është Johannes Pietsch, fituesi i “Eurovision 2025”?

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Avokati i akuzuar në rastin e dhunimit të miturës në Drenas, i bashkohet partisë së Pecit dhe Gërvalles

Avokati i akuzuar në rastin e dhunimit të miturës në Drenas, i bashkohet partisë së Pecit dhe Gërvalles

19/05/2025
Një qytetar në Skenderaj gjen para në rrugë, policia në kërkim të pronarit të tyre

Një qytetar në Skenderaj gjen para në rrugë, policia në kërkim të pronarit të tyre

19/05/2025
Policia gjobit të rinjtë pas raportimit të Gazetës Papirus, rrezikuan jetën me manovra të rrezikshme

Policia gjobit të rinjtë pas raportimit të Gazetës Papirus, rrezikuan jetën me manovra të rrezikshme

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.