GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Demhasaj: Takimi Kurti-Vuçiq në Gjermani, tentativë e zhbllokimit të dialogut

03/05/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

E këta tre të fundit mbrëmja do t’i bëjë bashkë, ku pas një kohe të gjatë pritet të zhvillohet takim mes kryeministri Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq i ndërmjetësuar nga emisari Lajçak.

Por, çfarë pritet të ndodhë në këtë takim, dhe a do të ketë zhbllokim të procesit, për FrontOnline, flet analisti politik, Arton Demhasaj.

Sipas tij, takimi i fundit i kryenegociatorëve të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij serb Petar Petkoviq më emisarin Lajçak në një farë mënyre ka treguar se ky i fundit është dorëzuar në raport me ndërmjetësimin dhe dialogun.

Thotë se tashmë ka ardhë koha që të ketë dozë më të lartë të forcës politike në mënyrë që të shtyhet ky proces përpara.

 “Mendoj se ka qenë e nevojshme që të ketë një takim me dikë që ka autoritet dhe ka fuqi më të madhe brenda Bashkimit Evropian siç është rasti tash me kancelarin gjerman, kështu që mendoj se takimi ka të bëjë me atë që me u mundu me zhblloku dhe me i dhënë kahje procesit të dialogut”, ka thënë Demhasaj për FrontOnline.

Sipas tij, nëse në ditën e nesërme gjithçka shkon mirë atëherë mund të krijohet mundësia që të arrihet marrëveshja finale në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nëse çdo gjë shkon mirë nesër atëherë mendoj që shumë shpejtë mund të ketë edhe takim të nivelit të lartë mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq që do ta zhbllokonte dhe do të krijonte mundësi që sa më shpejtë të arrihet edhe marrëveshja që po synohet edhe nga Bashkimi Evropian por edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pra mendoj që ky takim ka të bëjë komplet me zhbllokimin e procesit dhe me një fillim të ri ose me rinisje të re që të krijohet mundësia e arritjes sa më shpejtë e marrëveshjes finale”, është shprehur ai për FrontOnline.

I, pyetur se çka do të ndodhë nëse çështja e Asociacionit bëhet përsëri “mollë sherri”, që të mos ketë takim mes Kurtit dhe Vuçiq, Demhasaj deklaron se ekipet ndërmjetësuese do të mundohen me patjetër që t’i ulin në tryezë këta dy të fundit

“Sidoqoftë mendoj se ka me u mundu edhe kancelari gjerman por edhe ekipi ndërmjetësues që përbëhet nga Escobar dhe Lajçak kanë me u mundu me i ul në tryezë edhe njëherë Kurtin dhe Vuçiqin, ndoshta duke e harruar çështjen e Asociacionit që brenda marrëveshjes finale të krijohet një mundësi që të gjendet një zgjidhej që lidhet ose me kërkesën e Serbisë për Asociacionin ose ndonjë alternativë tjetër”, ka thënë Dehmasaj.

Dialogu Kosovë-Serbi për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve ka filluar qysh në vitin 2011.

Që nga ajo kohë janë arritur një sërë marrëveshjesh, por shumica prej tyre nuk janë zbatuar në praktikë.

Ndërsa, takim të nivelit të lartë në mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq nuk ka pasur që nga 19 korriku i vitit të kaluar.

Tags: Artan Demhasajkurtitakimivucic
ShareTweetShare
Previous Post

Pas lehtësimit të masave, infektologu Ramadani tregon se kur mund të shpallet fundi i pandemisë

Next Post

Thaçi e telefonon babanë nga paraburgimi në Hagë për t’ja uruar ditëlindjen e 84-të

Next Post

Thaçi e telefonon babanë nga paraburgimi në Hagë për t'ja uruar ditëlindjen e 84-të

Lajmet e fundit

Policia jep detaje për sulmin ndaj gjinekologut Afrim Veliu: U godit në kokë me një mjet metalik

21/05/2025
Hetuesit të afërt me ministrin Peci, i punësohet gruaja në Ministrinë e Bujqësisë

Peci: Zgjedhjet e reja janë gjithmonë si opsion

21/05/2025
Kusari pas intervistës së Kurtit: A e kemi të gjithë të qartë se çfarë ka ndodhur në RTK?

Kusari pas intervistës së Kurtit: A e kemi të gjithë të qartë se çfarë ka ndodhur në RTK?

21/05/2025
Bllokada në Kuvend, Bahtiri thotë se LVV është e gatshme për kompromis

Bllokada në Kuvend, Bahtiri thotë se LVV është e gatshme për kompromis

21/05/2025
Vrasja e 14-vjeçares që tronditi Shkupin, sot vazhdon gjykimi

Vrasja e 14-vjeçares që tronditi Shkupin, sot vazhdon gjykimi

21/05/2025
Grabitje në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë – vidhet kasaforta me para dhe telefona nga filiali i një operatori telefonik

Grabitje në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë – vidhet kasaforta me para dhe telefona nga filiali i një operatori telefonik

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Policia jep detaje për sulmin ndaj gjinekologut Afrim Veliu: U godit në kokë me një mjet metalik

21/05/2025
Hetuesit të afërt me ministrin Peci, i punësohet gruaja në Ministrinë e Bujqësisë

Peci: Zgjedhjet e reja janë gjithmonë si opsion

21/05/2025
Kusari pas intervistës së Kurtit: A e kemi të gjithë të qartë se çfarë ka ndodhur në RTK?

Kusari pas intervistës së Kurtit: A e kemi të gjithë të qartë se çfarë ka ndodhur në RTK?

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.