Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka dhënë detaje mbi gjendjen aktuale pas djegies së shkollës së mesme teknike “Skënder Luarasi” në Suharekë.
Ai thotë se situata është nën kontroll, dhe se dëmet janë vetëm materiale.
“Është djegur një aneks i pullazit të IAAP “Skënder Luarasi”. Situata është nën kontroll. Dëmet janë vetëm materiale dhe nuk ka nevojë për shqetësim”, shkruan Muharremaj.