Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, është kapur nga kamerat e KOHËS duke u futur të martën në sallën e Kuvendit dhe pasi firmosi për mëditje, doli menjëherë.
Ajo në një prononcim për KOHËN, pak pas publikimit të lajmit, tha se nuk do ta marrë këtë mëditje.
“Kam kërkuar nga administrata e Kuvendit që të mos paguhet mëditja, meqenëse nuk e kam ditur se grupi parlamentar (i PDK v.j.) ka dalë nga seanca dhe se nuk do të kthehet më. Dhe kam marrë konfirmimin se nuk do të më bëhet pagesa për këtë seancë”, ka thënë Deliu për KOHËN.
Sipas rregulloreve në fuqi, mëditjet për një muaj, janë 250 euro.