Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka reaguar pasi sot në mungesë të kuorumit u anulua seanca e Kuvendit të Kosovës.
Madje Deliu e ka cilësuar si qasje të papranueshme dhe papërgjegjësi të shumicës parlamentare.
“Kjo çasje e shumicës parlamentare është e papranueshme, është papërgjegjësi e kësaj shumice që po stagnon punën e legjislativit. Aq më tepër kur në radhë për trajtim janë pika të mbetura që nga sesioni vjeshtor, zgjedhje bordesh të institucioneve të pavaruara e shumë raporte të këtyre institucioneve”, ka thënë ajo.
Ndryshe edhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, tha se mungesa e kuorumit në Kuvendin e Kosovës është joserioze, madje ai tha se u anulua seanca me pika të rendit të ditës të cilat sipas tij po presim tash e disa muaj për miratim