Deputetja e PDK-së, Blerta Delliu-Kodra, tha se Kryeministri Kurti po krenohet para deputetëve për marrëveshjen e arritur me Serbinë në takimin e tyre të fundit, përcjell Gazeta Papirus.
Sipas Deliu-Kodrës takimi i Ohrit mes kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë është mbajtur në villat që i përkasin Titos.
Ajo shtoi se përderisa Kurti është i zënë duke u krenuar për këtë marrëveshje, Zyra e Rregullateorit për Energji Elektrike e ka shtrenjtuar rrymën, gjë e cila ndikon në varfërimin e qytetarëve, dhe sipas saj, kjo qeveri e ka harruar gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet Kosova.
Si përfundim, deputetja e PDK-së theksoi se ka asociacion dhe këtë e kuptuam nga kryeministri Kurti.
Postimi i plotë i saj:
“Derisa kryeministri Albin Kurti po krenohet para deputetëve për marrëveshjen me Serbinë në villat e Titos në Ohër, ZRE-ja merr vendim për rritje të cmimit të energjisë elektrike për 14%.
Qytetarët varfërohen cdo ditë e më shumë, nga kjo Qeveri e cila ka harruar gjendjen e rëndë në të cilën e ka katandisur vendin.
Me rëndësi, më në fund e kuptuan të gjithë nga kryeministri se ‘Ka Asociacion’.”
/Gazeta Papirus/