Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra e ka dënuar ashpër sulmin ndaj gazetarit Valon Syla, përcjell Gazeta Papirus.
Ajo theksoi se liria e fjalës është e drejtë e secilit, e garantuar me Kushtetutë.
Më tej, Deliu-Kodra shtoi se ky sulm është njëkohësisht edhe sulm ndj demokracisë dhe tha se një akt i tillë është i papranueshëm.
Deputetja e PDK-së kërkoi që autorët e sulmit ndaj gazetarit Syla duhet të sillen para drejtësisë dhe të marrin ndëshkimin e merituar.
Postimi i plotë i saj:
“I papranueshëm sulmi ndaj gazetarit Valon Syla!
E drejta për tu shprehur lirshëm është e drejtë e garantuar me Kushtetutë.
Sulmi ndaj Valonit është sulm ndaj fjalës së lirë dhe demokracisë. Kushdo që qëndron prapa këtij akti, duhet të ndëshkohet nga organet kompetente.”/Gazeta Papirus/