Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka reaguar pas sulmeve ndaj gazetarit Adriatik Kelmendi, nga zyrtarja e LVV-së, Dejona Mihajli.
Deliu shkroi se gazetari që flet me zë të lirë, sulmohet, prandaj ajo shton se “nuk kalon kjo mendësi”.
“Gazetari që flet me zë të lirë, sulmohet. Raporti që tregon të vërtetën, mohohet. Dje “Reporterët pa Kufij”, sot Adriatik Kelmendi. Të gjithë në rresht, kush del jashtë, dënohet, gozhdohet, shpallet tradhtar. Nuk ka hapësirë për debat, as për reflektim, vetëm për linçim. Nuk kalon kjo mendësi, pikë”, u shpreh ajo/GAZETA PAPIRUS/