Ndihmës-sekretarja e Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Karen Donfried, së bashku me Emisarin e Shtëpisë së Bardhë për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, janë takuar sonte me krerët e opozitës.
Gazeta Sinjali ka mësuar se liderët opozitarë, Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj janë mbledhur me delegacionin amerikan, në një darkë.
Ky takim vjen pasi Donfried u takua me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin e vendit, Albin Kurtin.
Donfried tha se Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian në Bruksel, sepse status-quoja është e paqëndrueshme.