Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, iu ka bërë thirrje pesë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që ta njohin pavarësinë e Kosovës.
Delawie, në një postim në rrjetin social, X (ish-Twitter), ka thënë se në këtë mënyrë ato kontribuojnë për paqen e qëndrueshme në Ballkan.
“Është padyshim koha që Spanja, Qiproja, Rumania, Sllovakia dhe Greqia ta njohin realitetin e pavarësisë së Kosovës dhe të kontribuojnë për paqen e qëndrueshme në Ballkan”, ka shkruar Delawie.
Ish-ambasadori, në këtë postim, ka shpërndarë një shkrim të kolumnistit dhe asistentit kërkimor nga Spanja, Juan García-Nieto, ku flet për Kosovën dhe domosdoshmëri e njohjes nga të gjitha vendet e BE-së.