Një i vdekur dhe disa të plagosur. Ky është bilanci i një sulmi të armatosur kundër kryeministrit të Haitit, Ariel Henry.
Episodi ka ndodhur më 1 janar, në qytetin e Gonaives. Kryeministri dhe shoqëruesit e tij po largoheshin nga një kishë, ku sapo kishte përfunduar një festë e përvjetorit të pavarësisë, kur një bandë e armatosur hapi zjarr.
Ka pasur një përplasje me forcat e sigurisë dhe një person ka mbetur i vrarë. Kryeministri nuk pësoi lëndime. Pak kohë më parë u vra Presidenti i Haitit.