Indeksi i pasaportave të “Arton Capital” merr në konsideratë pasaportat e 193 vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe gjashtë të tjerave – Kosova, Tajvan, Macau, Hong Kong, Territori Palestinez dhe Vatikani.
Kosova renditet në vendin e 87-të sa i përket pasaportave më të fuqishme ku qytetarët mund të kenë qasje pa viza apo viza me kërkesë. Zotëruesit e pasaportës së Kosovës kanë të hapura 56 destinacione, por që vetëm në mund të hyjnë pa viza kurse në 41 u duhet ta bëjnë kërkesë paraprake.
Renditja Globale e Pasaportave e vendos Japoninë në vendin e parë, me një qasje pa viza në një rekord prej 193 destinacionesh në mbarë botën, pak përpara Singaporit dhe Koresë së Jugut, qytetarët e të cilëve mund të vizitojnë lirisht 192.
Dhe tani që Azia po hapet pas COVID-it, qytetarët e saj kanë më shumë gjasa ta përdorin përsëri atë liri udhëtimi.
Udhëtimi global tani është në rreth 75% të niveleve para pandemisë, sipas publikimit të fundit nga Henley Passport Index, i cili bazohet në të dhënat nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA).
Nën tre vendet e para aziatike, një numër i madh vendesh evropiane qëndrojnë pranë majës së renditjes. Gjermania dhe Spanja janë të lidhura në 190 destinacione, të ndjekura nga Finlanda, Italia dhe Luksemburgu me 189.
Më pas janë Austria, Danimarka, Holanda dhe Suedia të gjitha në vendin e pestë, ndërsa Franca, Irlanda, Portugalia dhe Mbretëria e Bashkuar janë në vendin e 6-të.