Një fotografi e publikuar nga portali “Demokracia.com” pretendohet se e paraqet Sharr Jakupin, shef i kabineti të ministres Donika Gërvalla, në një klub të striptizit.
Në fotografinë që thuhet se është bërë në Tajlandë, Jakupi shihet në një klub të striptizit.
Megjithatë, ende nuk është vërtetuar se kur është bërë kjo fotografi, dhe nëse është realizuar gjatë ndonjë vizitë zyrtare apo private.
Sidoqoftë, MPJ-ja ka bërë të ditur për mediumin në fjalë se vizita në këtë shtet, nuk ka pasur përgjatë dy viteve të fundit.
“Ju njoftojmë se në dy vitet e fundit nuk është realizuar asnjë vizitë zyrtare nga MPJD në Tajlandë.” – thuhet në përgjigjen e tyre.
Po ashtu, në raportim thuhet se edhe vetë Jakupi, nuk ka qenë i qasshëm për të dhënë detaje rreth kësaj fotografie.