Televizioni austriak “ORF” ka dalë me detaje të reja për aksidentin e sotëm të autobusit nga Kosova, ku mbetën të plagosur 19 persona, prej të cilëve 3 në gjendje të rëndë.
Sipas deklaratës së shoferit të autobusit, dhënë për policinë austriake, ai sapo kishte parakaluar një kamion dhe më pas ishte habitur kur i kishte dalë përballë një kantier ndërtimi.
Nuk kishte pasur mundësi që të ndryshonte drejtimin e autobusit duke u përplasur.
Nuk dihet akoma, nëse shoferi kishte zbatuar rregullat e pushimit dhe drejtimit.
Rruga kishte mbetur e bllokuar për shumë orë.