Kryetari i Partisë Socialdemokrate ka njoftuar se ka pranuar ftesë nga Departamenti për Krime dhe Korrupsion në kuadër të Policisë së Kosovës për t’u intervistuar lidhur me rënien e dyshimtë të Bllokut A3 dhe A 5, shkruan Gazeta Express.
Përmes një postimi në “Facebook” u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve, punëtorëve të KEK-ut dhe KEDS-it që të dërgojnë informacione për këtë çështje tek ai.
Këto gjetje ai paralajmëroi se do t’i dorëzojë në Polici.
“Sot, kam pranuar ftesë nga Policia e Kosovës, gjegjësisht Departamenti për Krime dhe Korrupsion, për të dorëzuar dyshimet dhe pyetjet që i kemi ngritur në konferencë për media në lidhje me rënien e dyshimtë të Bllokut A3 dhe A5. Ftoj të gjithë njohësit e fushës së energjisë, secilin punëtor të KEK dhe KEDS dhe çdo qytetar që mund të ketë informata shtesë në lidhje me këtë çështje dhe çështje të tilla që t’i dorëzojë tek unë. Nesër, gjatë ditës, gjetjet tona do t’i dorëzojmë në Polici”, ka shkruar ai.
Molliqaj të shtunën në një konferencë për media deklaroi se ka informacione se Blloku A3 dhe A5 kanë rënë qëllimshëm. Ai tha se bë bazë të informacioneve që ka, në këtë prishje ka pasur gisht Qeveria e Kosovës, KEDS-i dhe menaxhmenti i ri i KEK-ut.
Postimi i plotë:
Ftesë nga Policia e Kosovës
Sot, kam pranuar ftesë nga Policia e Kosovës, gjegjësisht Departamenti për Krime dhe Korrupsion, për të dorëzuar dyshimet dhe pyetjet që i kemi ngritur në konferencë për media në lidhje me rënien e dyshimtë të Bllokut A3 dhe A5.
Ftoj të gjithë njohësit e fushës së energjisë, secilin punëtor të KEK dhe KEDS dhe çdo qytetar që mund të ketë informata shtesë në lidhje me këtë çështje dhe çështje të tilla që t’i dorëzojë tek unë. Nesër, gjatë ditës, gjetjet tona do t’i dorëzojmë në Polici.
Kërkesës tonë për hetim, transparencë, llogaridhënie dhe vendosje të drejtësisë duhet t’i shkojmë deri në fund.
Ftesë nga Policia e Kosovës
Sot, kam pranuar ftesë nga Policia e Kosovës, gjegjësisht Departamenti për Krime dhe Korrupsion, për të dorëzuar dyshimet dhe pyetjet që i kemi ngritur në konferencë për media në lidhje me rënien e dyshimtë të Bllokut A3 dhe A5.
Ftoj të gjithë njohësit e fushës së energjisë, secilin punëtor të KEK dhe KEDS dhe çdo qytetar që mund të ketë informata shtesë në lidhje me këtë çështje dhe çështje të tilla që t’i dorëzojë tek unë.Të gjitha informatat do …