GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Deklarata të pamatura për Ukrainën e kritika, ministrja gjermane drejt dorëheqjes

14/01/2023
në Ballina, Botë, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Deklarata të pamatura për Ukrainën e kritika, ministrja gjermane drejt dorëheqjes
Share on FacebookShare on Twitter

Christine Lambrecht, ministrja gjermane e Mbrojtjes duket se ka vendosur të japë dorëheqjen, sipas raportimeve të disa mediave. Lambrecht ka qenë disa herë në shënjestër të kritikave.

Sipas disa raportimeve në media, ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht do të japë dorëheqjen. Gazeta gjermane “Süddeutscher Zeitung” shkruan, se Christine Lambrecht do të dorëzojë detyrën javën e ardhshme. Kurse sipas gazetës “Bild” iniciativa për dorëzimin e postit vjen nga vetë politikanja socialdemokrate. Sipas mediave arsye për dorëzimin e detyrës nga ministrja e Mbrojtjes është krijimi i bindjes tek Lambrecht, se nevojitet një fillim i ri në Ministrinë e Mbrojtjes. Por zyrtarisht nuk është konfirmuar asgjë.

Lambrecht u ndodh disa herë në qendër të kritikave. Së fundmi një video Natën e Vitit të Ri shkaktoi reagime e kritika të forta. Lambrecht poston në mediat sociale një video, ku në sfondin e e zhurmën e fishekzjarreve që hidhen në Berlin, ajo flet për fundin e vitit dhe se ky vit ka qenë me “shumë impresione të veçanta, takime me njerëz interesantë dhe të mrekullueshëm”. Deklarata e saj para luftës në Ukrainë me shumë të vdekur, u konsiderua e pavend. Opozita e CDU/CSU kërkoi dorëheqjen e Lambrecht pas videos. Por kritika ka pasur edhe për problemet në furnizimin e Bundeswehrit apo shfaqjen e saj publike.

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrotjes tha se “janë zëra që ne nuk i komentojmë.” Sipas të dhënave të ARD-së, dorëheqja e Lambrecht është “me shumë gjasa”. Kancelari Scholz do të humbiste një ministre besnike, sipas korrespondentit të ARD, Stephan Stuchlik. Pasuesin e pret një detyrë shumë e vështirë, sepse Ministria e Mbrojtjes ndodhet para ndryshimeve të mëdha, kjo në lidhje me jetësimin e fondit gjigand prej 100 miliardë eurosh të vënë në dispozicion për mbrojtjen pas fillimit të luftës në Ukrainë. Sipas “Süddeutscher Zeitung” shanse për këtë post do të kishte Eva Högl e SPD-së, aktualisht e ngarkuara për ushtrinë e Bundestagut.

Tags: Christine Lambrecht
ShareTweetShare
Previous Post

Refuzohet kërkesa e prokurorisë, kirurgu i arrestuar në Vushtrri dërgohet në arrest shtëpiak

Next Post

Pritet hapja e 300 vendeve të punës, Hajdari nënshkruan projekt në vlerë 11 milionë euro

Next Post
Pritet hapja e 300 vendeve të punës, Hajdari nënshkruan projekt në vlerë 11 milionë euro

Pritet hapja e 300 vendeve të punës, Hajdari nënshkruan projekt në vlerë 11 milionë euro

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.