Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka mbrojtur Shefen e Grupit Parlamentar të LVV-së Mimoza Kusari-Lila, ku kësaj të fundit iu publikuan përgjimet ne Slavko Simiq.
Haxhiu ka thënë se Kusari-Lila nuk i është bindur asnjë urdhri të Listës Serbe.“Zonja Kusari-Lila e sqaruar edhe mbrëmë tendencën për të shpërfaqur të deformuar dhe duhet ta kuptoni që Lista Serbe është një parti politike që përfaqëson komunitetin serbë në Kosovë por në mënyrën më të keqe.
Lista Serbe që është themeluar nga partitë opozitare, në vend që të punonte për interesat serbe merret me Vuçiqin”, tha ajoHaxhiu mes tjerash ka thënë se arsyeja e vetme e publikimit të përgjimeve, janë për të vetmen arsye për ta shantazhuar Kusari-Lila.
“Ato që janë publikuar janë publikuar për një arsye të vetme, sepse Lista Serbe nuk ka mundur t`i bëjë presion dhe as ta shantazojë shefen e GP-së Mimoza Kusari-Lila.Prej kohës kur është bërë ky përgjim kemi një sërë veprimesh që konfirmojnë sundimin e ligjit në veri të Kosovës”, tha ajo.Ajo tutje e ka quajtur të paligjshëm incizimin ndaj Kusari-Lila, ku ka shtuar se me këtë do të merren edhe organet e drejtësisë.