Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka ftuar përfaqësues të partive politike për një takim konsultativ për të diskutuar se di të dilet nga gjendja e krijuar seancën e së martës, transmeton Gazeta Papirus.
Ai tha se në përgjigje presidentja Vjosa Osmani ka dhënë sqarime, por jo “zgjidhje”.
“Letra që ka ardhur ka dhënë sqarime në një aspekt, por nuk ka dhënë një zgjidhje përfundimtare. Ajo kërkon nga ne që të gjejmë forcë dhe mirëkuptim që të tejkalojmë dhe mos ta bllokojmë situatën në Kuvend. Për këtë arsye, kam nevojë që së bashku t’i thërras përfaq e partive politike në një sallë që të konsultohemi se si do të vazhdojmë tutje. Të konsultohemi që të mos bëjmë ndonjë shkelje procedurale, e ndiej më së të nevojshme”.