Ish-ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj ka thënë se ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës Donika Gërvalla luajti rolin e postieres kur dorëzoi aplikimin për në Këshill të Evropës.
Sipas tij ajo nuk do të mund t’I bind të gjitha grupet politike që janë atje për ta pranuar Kosovën.
“Nuk mundet pa mbeshtetjen e te gjitha forcave politike, grupeve parlamentare te Kosoves dhe atyre te KE te beje asgje, pos te luaj rolin e profiteres politike si ne shumicen e rasteve!”, ka shkruar Dedaj, transmeton Gazeta Papirus.
“Pranimi eshte proces i cili zgjate dhe eshte paksa i nderlikuar, rrahja e gjoksit eshte e kote dhe e demton aplikimin!”, ka shtuar ai. /Gazeta Papirus/