Pas rreth 12 orësh, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjfuca, mbylli punimet e seancës sotme plenare, ku deputetët debatuan me kryeministrin Albin Kurti, për marrëveshjen e kornizës bazë me Serbinë dhe aneksin e zbatimit të saj.
Marrëveshja e dakorduar u kritikua nga opozita në seancën e sotme, derisa kryeministri Kurti e quajti marrëveshjen si njohje de-facto të Kosovës.