Mesfushori i Manchester City, Kevin De Bruyne është zgjedhur lojtari më i mirë në ligën angleze.
De Bruyne po kalon një sezon fenomenal te ‘Citizens’ në Premier Ligë.
Ai ishte një faktor kyç që Man City të vazhdojë garën për titull në ligën angleze.
Forma e mirë e tij, ka bërë që ai të zgjedhet lojtari i vitit në Angli në sondazhin vjetor, në të cilin votojnë tifozët, transmeton lajmi.net.
Në 29 paraqitje me Cityn këtë sezon në Premier Ligë, ai ka shënuar 15 gola dhe dhuruar shtatë asistime.
Kjo është hera e dytë që belgu e fiton këtë çmim, pasi e fitoi atë edhe në sezonin 2019-20./Lajmi.net/