Zyrtari i AAK-së, Daut Haradinaj, përmes një reagimi në rrjetin social Facebook ka thënë se nuk pritet shkarkimi i Kusari-Lilës pas videove të publikuara.
Haradinaj ka thënë se Kusari për VV-në është si një baltë e gjallë që i përbin komplet udhëheqësinë e VV-së që ajo i përfaqëson në këto takime.
“Në këtë rast rruga e vetme është heqja e besimit që me mashtrime e mori” shkruan Haradinaj.
Postimi i plotë:
Natyrisht që nuk pritet shkarkimi i znj. Kusari.
Kusari për VV-në është si baltë e gjallë që i përbin komplet udhëheqësinë e VV-së që ajo i përfaqëson në këto takime.
Në këtë rast rruga e vetme është heqja e besimit që me mashtrime e mori.
Askush nuk duhet me u ndi keq pse janë mashtru, ata që i mashtruan njerëzit e Kosovës duhet t’a ulin kokën.