Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka deklaruar mbrëmë se përfundimisht autostrada e Dukagjinit nuk do të bëhet. Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Daut Haradinaj, transmeton Gazeta Metro.
Ai ka thënë se Dukagjini nuk do e durojë injorimin që i bëhen nga Qeveria Kurti.
“Sot rrugës për Dukagjin, më saktësisht për në Deçan, u desht 1 orë e 45 minuta për të bërë rrugë, pasi që i mungon infrastruktura e nevojshme kësaj ane. Qeveria deklaroi se rreth 600 mijë qytetarë nuk do të kenë autostradë. A thua kjo zonë nuk është Kosovë, apo nuk janë taksapagues të Kosovës. Pse i ndëshkoni këta njerëz!? Shumë shpejt do të vie dita të dilni para popullit dhe shpresoj që do t’iu përgjigjen ashtu siç po i trajtoni. Dukagjini nuk e duron injorimin tuaj z. Ministër” ka shkruar Daut Haradinaj në reagim.
Më poshtë postimi i Haradinaj.