Shawn Mendes dhe Camila Cabello po tregojnë me krenari rikthimin në krahët e njëri-tjetrit, pasi dyshja u panë duke shijuar një natë takimi romantik në Los Angeles. Çifti u pa duke shkëmbyer një përqafim teksa u takuan në Hollywood Improv, një klub komedi në Melrose Avenue, pas ribashkimit të tyre në Coachella muajin e kaluar.
Gjuha e tyre e trupit dëshmoi se ata ishin më shumë sesa thjesht miq, ndërsa ata buzëqeshnin dhe shikonin me dashuri njëri-tjetrin. Dalja romantike vjen disa javë pasi një person i brendshëm zbuloi për DailyMail se dyshja janë takuar fshehurazi me njëri-tjetrin për javë të tëra – pasi gjatë ndarjes së tyre 18-mujore i bëri ata të kuptojnë se sa ‘speciale’ është lidhja e tyre në të vërtetë. Burimi u shpreh se:
Siç dëshmojnë edhe imazhet e fundit, dyshja padyshim dukeshin të lumtur së bashku.
Këngëtarja nuk mund të ndalonte së qeshuri teksa po shijonin ca kohë në klub përpara se të shkonin në hotelin ikonik Sunset Tower në Hollywood. Camila ishte veshur me një fustan të zi me kopsa të bardha dhe një çantë argjendi në dorë. Sa për Shawn, ai kishte veshur një bluzë të bardhë dhe pantallona ngjyrë kafe.
Dyshja ndezën fillimisht thashethemet për një pajtim muajin e kaluar kur u kapën në kamera duke shijuar një puthje shumë pasionante në Coachella, përpara se të shiheshin të kapur për dore në Kaliforni.