Nuk ishte kështu”. Ish-punonjësi i “Gucci”, koleg dikur me Georgina Rodriguez, pretendon të zbulojë të vërtetën se si Cristiano Ronaldo u takua me partneren e tij aktuale në kryeqytetin spanjoll. Partnerja e CR7 ka qenë trend kohët e fundit në rrjetet sociale, pas publikimit të dokumentarit të saj në Netflix, “Unë jam Georgina”.
Rodriguez ka pohuar më parë se u takua me Ronaldon teksa punonte në një dyqan “Gucci” në Madrid. Sulmuesi portugez luante për Real Madridin në atë periudhë. Megjithatë, Pablo Bone, i cili punonte në të njëjtin dyqan “Gucci” si Georgina, kohët e fundit pohoi përmes TikTok se historia e takimit të parë të çiftit është e pavërtetë si është treguar nga influencuesja e lindur në Buenos Aires:
“Ajo ka qenë gjithmonë e tillë. Edhe sikur të mos kishte para, gjithmonë e kishte këtë superioritet dhe arrogancë të sotmen. Georgina aspironte për një shoqëri ku ka shumë para, pavarësisht se jetonte në një apartament të varfër, shumë të lirë. Ajo gjithmonë ka dashur të ecë përpara, të rritet dhe kur takoi Cristianon pati mundësinë të bëhej një yll”.
Bonet pretendon se çifti VIP, që ka tashmë edhe fëmijë, është njohur në një festë, jo brenda dyqanit “Gucci”, sikurse është thënë nga Georgina Rodriguez: “E kisha parë tashmë disa herë Cristianon në dyqan, para se të takoheshin.
Georgina tha se u takua me Cristianon kur ai po qëndronte jashtë dyqanit ‘Gucci’ me miqtë dhe djalin e tij, se sapo doli nga dera u përplas me të, por nuk ishte kështu. Kur Cristiano hyri në dyqanin ‘Gucci’, të gjithë u kthyem për ta parë, sepse ai është një djalë shumë i gjatë.
Vetëm menaxherët u shërbejnë klientëve të tillë. Ata (Ronaldo dhe Georgina) nuk folën atë ditë, por disa javë më vonë u panë në një festë ku u njohën pak më mirë”. Të dy, Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez së fundi përdorën rrjetet sociale për të postuar imazhe të adhurueshme të tyre me vajzat.