GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

DASH: Propozimi i BE-së, mundësi për popullin e Kosovës dhe atë të Serbisë

27/02/2023
në Ballina, Botë, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
DASH: Propozimi i BE-së, mundësi për popullin e Kosovës dhe atë të Serbisë
Share on FacebookShare on Twitter

Propozimi i Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë paraqet mundësi për popujt e të dyja vendeve, për të rritur sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Kështu ka thënë për REL një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit ka thënë se pranimi i kësaj marrëveshjeje do të përshpejtonte rrugën e të dyja shteteve në BE.

“Pranimi i kësaj marrëveshjeje do të ndihmojë në avancimin e qëllimeve tona kyçe për rajonin e Ballkanit Perëndimor përfshirë arritjen e paqes dhe stabilitetit për të gjithë njerëzit në rajon”.

Këshilltari i lartë i këtij departamenti, Derek Chollet, ka thënë një ditë më parë se Shtetet e Bashkuara presin përparim të dukshëm në takimin që do të zhvillohet të hënën në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Alekesandër Vuçiç, nën ndërmjetësimin e BE-së në Bruksel.

Ai i ka bërë këto deklarata pas një bisede telefonike që ka zhvilluar me Vuçiçin.

Dy ditë më parë, Chollet ka biseduar edhe me Kurtin për rëndësinë e takimit të 27 shkurtit.

Blloku evropian e konsideron takimin e gjashtë mes dy liderëve si më të rëndësishmin, sepse kësaj here, sipas burimeve në Bruksel, nuk do të ketë diskutime për menaxhimin e krizave, por për një dinamikë të re të raporteve.

Të dyja palët pritet të arrijnë pajtueshmëri për propozimin e BE-së, si një “marrëveshje bazë” për normalizimin e raporteve.

Këtë propozim e përkrahin edhe Shtetet e Bashkuara. Burimet e BE-së në Bruksel kanë thënë në prag të këtij takimi se, presin që Kurti dhe Vuçiq të pranojnë propozimin, pa diskutime të mëtejme.

Pikë debati pritet të jetë vetëm një aneks për implementimin e pikave të marrëveshjes.

Në një draft që e ka parë Radio Evropa e Lirë, propozimi parasheh të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim të integritetit territorial, paprekshmëri të kufijve, njohje të simboleve shtetërore dhe një aranzhim të veçantë për komunitetin serb në Kosovë.

Përveç propozimit të BE-së, Departamenti amerikan i Shtetit ka përsëritur thirrjen ndaj Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani në kuadër të dialogut.

Thirrjen e njëjtë ia kanë bërë Kurtit edhe tre liderët evropianë – presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni – në një letër të nisur të dielën.

Duke e përmendur rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve dhe arritjes së pajtueshmërisë, Macron, Scholz dhe Meloni, kanë thënë se janë të bindur që nga një përparim i tillë përfitojnë qytetarët, si dhe avancohet rruga e Kosovës drejt integrimeve evropiane.

Kosovës, së fundi është duke iu rritur trysnia për të themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

Mirëpo në BE nuk kanë asnjë dyshim që me pranimin e propozimit të BE-së, pranohet edhe obligimi për Asociacionin.

Kosova dhe Serbia i kanë nisur negociatat e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian më 2011. Përgjatë kësaj kohe janë nënshkruar diku 33 marrëveshje, por jo të gjitha janë zbatuar.

Tani për tani të dyja vendet kanë synime të ndryshme për marrëveshjen finale. Kosova insiston në njohje reciproke, Serbia kërkon zgjidhje kompromisi.

Tags: DASHPropozimi Beserbia
ShareTweetShare
Previous Post

Moti për pesë ditët e ardhshme: Pritet të ketë reshje të shiut e borës

Next Post

Kaq ditë kanë mbetur nga nisja e Muajit të Ramazanit

Next Post
Kaq ditë kanë mbetur nga nisja e Muajit të Ramazanit

Kaq ditë kanë mbetur nga nisja e Muajit të Ramazanit

Lajmet e fundit

Policia del me raport zyrtar për rastin e rëndë në Prishtinë ku një foshnjë u gjet e vdekur pranë mbeturinave

Policia del me raport zyrtar për rastin e rëndë në Prishtinë ku një foshnjë u gjet e vdekur pranë mbeturinave

20/05/2025
Trupat ajrore të SHBA-së, Zvicrës e Hungarisë ngrenë helikopterët në Bondsteel

Trupat ajrore të SHBA-së, Zvicrës e Hungarisë ngrenë helikopterët në Bondsteel

20/05/2025
Plagosje në Gjermani, Policia në vendin e ngjarjes

Plagosje në Gjermani, Policia në vendin e ngjarjes

20/05/2025
Ky është kosovari i arrestuar për plagosjen në Gjermani (FOTO)

Ky është kosovari i arrestuar për plagosjen në Gjermani (FOTO)

20/05/2025
Kosova e ndalon importin e mishit të pulës nga Brazili

Kosova e ndalon importin e mishit të pulës nga Brazili

20/05/2025
Kërcënimi ndaj Osmanit, reagon ashpër burri i saj: Janë pasojë direkte e mosveprimit

Kërcënimi ndaj Osmanit, reagon ashpër burri i saj: Janë pasojë direkte e mosveprimit

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Policia del me raport zyrtar për rastin e rëndë në Prishtinë ku një foshnjë u gjet e vdekur pranë mbeturinave

Policia del me raport zyrtar për rastin e rëndë në Prishtinë ku një foshnjë u gjet e vdekur pranë mbeturinave

20/05/2025
Trupat ajrore të SHBA-së, Zvicrës e Hungarisë ngrenë helikopterët në Bondsteel

Trupat ajrore të SHBA-së, Zvicrës e Hungarisë ngrenë helikopterët në Bondsteel

20/05/2025
Plagosje në Gjermani, Policia në vendin e ngjarjes

Plagosje në Gjermani, Policia në vendin e ngjarjes

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.