Liverpool ka fituar me rezultat 3-1 kundër Southampton për t’u ngritur në pozitën e 6 në Premier Ligë. Darwin Nunez (21’, 42’) shkëlqeu në këtë ndeshje, ndërkaq një gol tjetër për Liverpool e shënoi edhe Firmino (6’). Che Adams (9’) shënoi golin e vetëm për Southampton
Liverpool ka marrë një fitore të rëndësishme sonte në Anfield, pasi që ajo e ka futur skuadrën e Jurgen Klopp në garë për top 4, duke e mposhtur Southampton me rezultat 3-1.
Firmino shënoi shumë herët për Liverpool., Robertson arriti që të depërtoi mirë nga krahu i majtë për të pasuar për Firminon që shënoi golin e parë.
Megjithatë, mysafirët kthehen shpejt në lojë. Pas tre minutave të golit të pësuar, Southamton shënon golin e barazimit me anë të Che Adams, i cili mori një top të mirë nga Ward-Prowse.
Por në skenë do të dilte, Nunez që do të shënonte dy gola në vazhdim.
Fillimisht uruguaiani do të shënonte gol në minutën e 21-të pasi që mori një top të mirë nga Eliott.
Goli i dytë persona i Nunez vjen në minutën e 42-të, kur Robertson përsëri do të shënonte për rezultat 3-1.
Pjesa e dytë u karakterizua me një kontroll të mirë të topit të Liverpool dhe me një pafuqi të Southampton për të bërë ndonjë gjë në këtë ndeshje.
Liverpool me këtë fitore ngjitet në vendin e gjashtë me 22 pikë ndërkaq Southampton mbetet në vendin e parafundit me 12 pikë.
Liverpool do të kthehet në aksion në Premier Ligë më 26 dhjetor ku do të luajë si mysafirë i Aston Villës. Në anën tjetër, Southampton do të luajë Brighton në të njëjtën datë.