Në “DPT te Fidani”, opinionisti Dardan Islami tha se shteti i Kosovës është i kapur nga Dejona Mihajli.
Sipas tij, Kosova dhe Kosova dhe Shqipëria i kanë humbur 3 vjet sa ka qenë lufta në Ukrainë të cilat Serbia i ka shfrytëzuar maksimalisht, transmeton Klankosova.tv
“Kosova dhe Shqipëria i kanë humbur 3 vjet sa ka qenë lufta në Ukrainë të cilat Serbia i ka shfrytëzuar maksimalisht, kanë marrë plusa të mdhenjë për vete dhe po shihet rezultati. Na kanë mujtë neve këtë herë duhet me pranu.Ky shtet sot është i kapun preh Dejona Mihajlit, ky është realiteti”, tha Islami.
Ai tutje shtoi se: “Kjo botë është ku do të ulen Putini, Trumpi dhe ai i Kinës. Fiks para 80 vjete e kemi pasë. Po kthehemi mrapa. Po kthehemi te Muri i Berlinit, sot ka ndërru bota”.