“Albin Kurti me apo pa vetëdije, ditë e natë po punon për të shkatërruar shtetin e Kosovës. Këta të tjerët (qeveritë e kaluara) e kanë qitë në super dritë”, ka thënë Gashi në “Debat Plus“.
“Qëky shtet që e ka marrë Albin Kurti ka qenë komplet funksional, duke përfshirë veriun. Albin Kurti është duke e shkatërruar funksionalitetin e Kosovës”, ka thënë tutje ai.
Gashi ka thënë se kjo fillon që nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cilas sipas tij çdo ligj që e prodhon Haxhiu është kundër rendit kushtetues. “Mos të flas për ministra të tjerë”, është shprehur ai.
“Në gjendje më të rëndë Kosova nuk ka qenë kurrë prej pasluftës”, është shprehur tutje analisti Dardan Gashi.