Ballkani të enjten mbrëma luan njërën ndër sfidat më të vështira të këtij sezoni në Ligën e Konferencës.
Kampioni i Kosovës në ‘Fadil Vokrri’ sfidon Slavia Pragë, në kuadër të rrethit të pestë në fazën e grupeve të kësaj ligë evropiane.
UEFA tashmë ka deleguar gjyqtarët për ndeshjen Ballkani-Slavia.
Treshja e gjyqtarëve danezë do të ndajnë drejtësinë e kësaj sfide vendimtare për fatin e grupit për dy ekipet.
Morten Krogh do të jetë gjyqtar kryesor në këtë ndeshje, derisa Wollenberg Rasmussen dhe Jesper Dahl do të jenë ndihmësit e tij. Mikkel Redder do të jetë gjyqtar i katërt në kryeqytet.
Ballkani aktualisht është e fundit në grup më katër pikë, aq sa ka edhe Slavia, kurse, lideri i grupit është Cluji me shtatë pikë të tubuara.
Ndeshja Ballkani-Slavia nis në orën 21:00.