GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Damka: Kosova vazhdon punën për blerjen e dronëve “Bajraktar”

20/12/2022
në Ballina, Ekonomi, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Damka: Kosova vazhdon punën për blerjen e dronëve “Bajraktar”
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Zhvillimit Rajonal të Kosovës dhe kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Fikrim Damka tha se Kosova po zhvillon punime në çështjen e blerjes së dronëve “Bajraktar”.

Damka ka folur lidhur me qëndrimin e Kosovës për armatosje duke thënë se çdo blerje do të përdoret për mbrojtjen e vendit.

“Çdo blerje e armëve do të përdoret vetëm për mbrojtjen e vendit”.

“Sigurisht që çështja e dronëve me armë është edhe në axhendën tonë. Lidhur me këtë shteti ynë zhvillon punime çdo herë. Janë realizuar vizita. Presidentja jonë dhe ministri i Mbrojtjes i kanë vizituar dronët ‘Bajraktar’ në vend. Ky është proces afatgjatë. Çdo shtet dëshiron të ketë dronët në shtëpinë, në magazinën e arsenalit të tij ushtarak”, tha Damka.

Duke folur për tensionet në rritje në ditët e fundit në veri të Kosovës, Damka theksoi se kanë bërë atë që është e nevojshme që qytetarët në rajon të marrin shërbimet për jetën e përditshme.

“Gjatë kësaj kohe Serbia duhet të ulet në tryezën e dialogut dhe të arrihet një zgjidhje përfundimtare. Kosova nuk ka veprime që përshkallëzojnë tensionet. Po ashtu nuk kemi as edhe ndonjë përpjekje për heqjen e barrikadave. Mund ta bëjmë por përpjekje të tilla mund të rrisin edhe më tej tensionet. Për këtë arsye, për heqjen e tyre në mënyrë paqësore po veprojmë në bashkëpunim me Misionin NATO-s në Kosovë (KFOR), me NATO-n, BE-në dhe SHBA-në. Ne po përpiqemi për zgjidhjen e situatës atje me dakordim dhe jo ta përshkallëzojmë atë”, tha Damka në një intervistë për Anadolu.

Më tej ai tha se kërkesa e Serbisë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe i cili ka të drejta të ngjashme për autonomi në veri, si kusht për arritjen e marrëveshjes përfundimtare të paqes mes dy shteteve, është e papranueshme për Kosovën.

“Të gjitha shtetet janë në gatishmëri për të parandaluar një konflikt të mundshëm në Ballkan, kryesisht mes Kosovës dhe Serbisë. Për këtë çështje është e shqetësuar edhe Republika e Turqisë e cila ka dominim në Ballkan. Ka një dialog që zhvillohet nga Ministria e Jashtme, e cila vëzhgon ngjarjet në çdo kohë dhe është në dialog si me Kosovën ashtu edhe me Serbinë. Turqia jep kontributin e nevojshëm në këtë drejtim. Nën strukturën e KFOR-it janë edhe ushtarët e Turqisë.. Mund të shohim që edhe ambasada dhe institucionet tjera po bëjnë përpjekje për ndërtimin e paqes në veri”, tha Damka.

Tags: BayraktarDamkadroni
ShareTweetShare
Previous Post

Ky është personi që u gjend i vdekur në veturën e tij në Kaçanik

Next Post

Petkoviq e Rakiq ia shtrembëruan Kurtit deklaratën, Manxhuka: Po lexojnë shumë lajme në gjuhën ruse

Lajmet e fundit

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

18/05/2025
“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

18/05/2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

18/05/2025
Shqipëri-Serbi, lotari për të hyrë në stadium – FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat

Shqipëri-Serbi, lotari për të hyrë në stadium – FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat

18/05/2025
Mbyllet numërimi i votave nga diaspora, PS kryeson me 61.11%

Mbyllet numërimi i votave nga diaspora, PS kryeson me 61.11%

18/05/2025
Meloni organizon bisedime midis Von der Leyen dhe JD Vance

Meloni organizon bisedime midis Von der Leyen dhe JD Vance

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

18/05/2025
“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

18/05/2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.