Shefi i Kabinitetit të kryeministrit Kurti, Luan Dalipi, ka thënë një vajzë 14-vjeçare serbe e Kosovës vdes për shkak të një narrative të rreme të propagandës së qeverisë serbe.
Statusi i plotë i Dalipit:
Një vajzë 14-vjeçare serbe e Kosovës vdes për shkak të një narrative të rreme të propagandës së qeverisë serbe se serbët e Kosovës duhet të shmangin trajtimin nga mjekët shqiptarë të Kosovës.
Vajza, për fat të keq, pësoi një lëndim në shpretkë gjatë skijimit në qendrën skijimore në Brezovicë më 15 shkurt. Ajo është dërguar në spitalin e Mitrovicës së Veriut, 2 orë larg, duke anashkaluar dy më të afërtat (Ferizaj-30 min dhe Prishtinë-50 min). Dhe u bë tepër vonë për ta shpëtuar.
Janë dhjetëra mjekë shqiptarë me eksperiencë të mirë që mund ta kishin trajtuar vajzën në Ferizaj apo Prishtinë dhe ndoshta, vetëm ndoshta ajo mund të ishte shpëtuar.