Janë paraqitur para gjykatës anëtarët e dy familjeve që u plagosën javë më parë në Hajvali.
Bëhet fjalë për incidentin mes dy familjeve që për motive akoma të panjohura, disa anëtarë të familjes Pacolli dhe disa nga familja Fazlija fillimisht u përfshinë në një përleshje që eskaloi në përdorimin e armëve.
Në këtë rast që është cilësuar si tentim vrasje janë përfshirë Enver Pacolli, Ramadan Pacolli dhe Riad Pacolli në njërën anë, kurse në anën tjetër, Florim Fazlija dhe Artin Fazlija.
Ndërsa, personat që mbetën të plagosur janë Enveri, i cili u qëllua me armë zjarri, kurse Florimi nga familja Fazliu u ther me thikë dhe që të dy përfunduan në Qendrën Klinike Universitare për të marrë trajtim mjekësor.