Të hënën në Kaçanik, janë arrestuar shtatë persona të cilët dyshohet për planifikimin dhe kryejen e vrasjes së rreshterit policor, Muhamed Lika.
Ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj gjashtë të dyshuarve, Haki Bela, Edmond Lika, Shkëlqim Kuka, Rilind Murati, Diamant Gashi dhe Vatan Çaka, të cilët akuzohen për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika.
Seanca dëgjimore ka nisur sot nga ora 13:00, ndërsa të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaji.
Derisa dje, Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për të mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës prej një muaj paraburgim kundër të miturit Rejan Bela, si i dyshuar kryesor për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, më 1 prill në Kaçanik.
Vërejtje:
Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.