Stilsti çek, Tomas Brinek, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të mbledhur fonde për ukrainasit e prekur nga agresionit rus.
Ai ka nisur të ‘prodhojë’ jastëk me fotografinë e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili fitoi simpatinë e gjithë botës.
Zelensky me bluzën e tij ushtarake, është bërë fytyra e rezistencës ukrainase ndaj pushtimit rus, duke drejtuar bashkatdhetarët e tij nga bunkeri në Kiev, e duke transmetuar çdo ditë në rrjetet sociale.
Brinek thotë për Reuters se shumë njerëz e konsiderojnë një farë seks simbol dhe prandaj i lindi ideja e realizimit të jastëkëve të tillë. Ai shton se në faqen e tij në Instagram ka marrë mbi 2 mijë porosi për këtë linjë duke mbledhur rreth 19 mijë dollarë të ardhura për të ndihmuar ukrainasit.
“Ideja në fakt ishte si shaka, por është ajo ana serioze se përfitimet mund të bëjnë diçka të mirë për Ukrainën”, thotë Brinken i cili shton se ka planifikuar të krijojë një linjë tjetër për shkak të interesit të madh. Republika çeke ka dërguar dhjetëra miliona dollarë ndihma ndaj Ukrainës dhe ka mirëpritur afërsisht 270 mijë refugjatë, pjesa më e madhe gra dhe fëmijë të larguar nga lufta.