Sot nga ora 18:00 luhet ndeshja e parë e 1/8-ës së finaleve të Euro 2024, e cila nis me përballjen Zvicër – Itali.
Zvicra e cila ishte në grup me Gjermaninë, Hungarinë e Skocinë, u kualifikua si e dyta me psë pikë, pasi pati një fitore e dy barazime.
Kurse Italia që ishte në grup me Shqipërinë, Spanjën e Kroacinë arriti të kualifikohej si e dyta, me një fitore, një humbje dhe një barazim.
Tashmë të dyja kombëtaret i kanë bërë zyrtare formacionet e tyre për ndeshjen e sotme, ku befasi te Zvicra është mosinkuadrimi i Xherdan Shaqirit.
Zvicra: Sommer, Rodrigues, Akanji, Schar, Aebischer, Freuler, Xhaka, Reider, Ndoye, Embolo dhe Vargas.
Italia: Donnarumma, Darmian, Bastoni, Mancini, Di Lorenzo, Cristane, Fagioli, Barrella, El Shaarawy, Scamacca dhe Chiesa.