Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me personin që vdiq të mërkurën në fshatin Sine të Istogut derisa ishte duke manipuluar me paragllajd.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima dyshohet se nga paragllajdi është lënduar në kokë.
Policia bën të ditur se është duke e hetuar rastin.
“HETIM I VDEKJES Fsh. Sine , Istog 29.01.2025 – 10:48. Raportohet se njësiti policor pasi ka marr një thirrje ka dalë në vendngjarje ku kanë hasur viktimën mashkull kosovar. Dyshohet se ne oborrin e shtëpisë se tij, viktima kishte qenë duke manipuluar me një mjet fluturues (paragllajd), prej të njëjti mjet dyshohet se është lënduar në kokë. Prokurori kujdestar ka dalë në vendngjarje. Ekipet mjekësore kanë konstatuar se personi ka humbur jetën”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.