GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Dalin detaje nga mizoria ndaj shqiptarëve në burgun e Serbisë, policët ia thernin kokat, ia prisnin veshët e i detyronin…

11/04/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:5 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Në emisionin n’Demos ku të ftuar ishin dy ish të burgosurit e pafajshëm të rastit “Panda”, Vllaznim Pergjegjaj dhe Agron Kollçaku janë shpalosur detaje tronditëse nga mizoria serbe e ushtruar ndaj të burgosurve shqiptarë në Stacionin Policorë të Pejës dhe në burgun e Leskovcit.

Në qershor të vitit 1998 forcat serbe ishin detyruar të largohen nga Kosova. Teksa largoheshin ata me vete vendosën t’i merrnin edhe të gjithë të burgosurit e tyre shqiptarë

Në mesin e tyre ishin edhe Pergjegjaj e Kollçaku, ku gati pas 24 vjetësh i kanë të freskëta torturat barbare që forcat serbe ua shkaktuan.

Para se të niseshin për Leskovc, të burgosurit shqiptarë ishin 80% pothuajse të vdekur siç njoftojnë vet të arrestuarit.

Në stacionin Policorë të Pejës po kryheshin tortura çnjerzore.

“Në Stacion të Policisë, unë kam qëndruar tre ditë e tre netë. Aty na kanë rrah çmendurisht. Kemi qenë të lidhur për radiator, kemi qenë të lidhur për tavolinë, na kanë rrah në tona metodat… Kanë përdorë çdo dhunë për me na shti me pranu vrasjen. Atëherë kemi nis me kuptu ne, pse jemi aty. 3 ditë nuk na kanë dhanë as me hongër as me pij, vetëm në ditën e dytë ma kanë dhanë do ujë me pijë”, u shpreh Pergjegjaj.

Ndërsa për këto tortura barbare foli edhe Kollçaku, ai tregoi se në qelin ku ndodhej ai, forcat serbe ia kishin vendosur të burgosurin Zeq Hasajn, i cili e kishte komplet kokën e çarë.

“Në dhomën time, ma kanë pru tash të ndjerin, Zeq Hasaj. Ma kanë pru në dhomë kokën e qame krejt. E kishin nxanë në Bjeshkë të Rozhajes… Nuk disha as çka me i bo. E kam marr gjomperin tem, pak brion të rrojës qe më kishte mbet, e kam pastru dhe me atë ia kam lidh kokën”, tregoi detaje tronditëse Kollçaku.

Rrëfimin Pergjegjaj e vazhdon duke treguar dënimet e rënda që ua kishte dhënë policia serbe ani pse ai vet ishte me hundë e këmbë të thyer.

“Po vjen polici dhe po më thotë, Vllaznim ti je i detyruar 30 ditë me nejtë në kembë, nuk guxon me u ulë. Ai gjithashtu më tha qe ki nga 100 herë në ditë me i ra murit me kokë brenda 10 minutave. Ose u dashke me i kry ti vet ose vijshin ata dy-tre persona dhe të binin për muri deri e humbisje vetëdijen. Nga tortura ma marrke mendja që edhe muri ishte berë vrimë”, u shpreh Pergjegjaj.

TMERRI NË LESKOVC

Me hyrjen e NATO-së, erdhi edhe koha që forcat serbe të largoheshin nga Kosova. Gjatë rrugës për në Serbi pasi i kishin mbushur autobusët me të burgosurit shqiptarë dhe nga entuziazmi që po hynin në tokën e tyre, ata i detyruan të burgosurit të këndojnë këngë nacionale serbe e përveç kësaj shumë nga ta përjetuan “Rrugën e vdekjes”. Policët serb po ua prisnin veshët e po ua therrnin kokat shumë të rinjve shqiptarë të burgosur pafajësishtë.

Kollçaku tregon edhe rastin e rëndë kur policët serbë i detyruan të hanin sapun vetëm pse kërkuan ujë dhe se si i lëshuan nxënësit t’i dhunonin.

“Gjatë transferit dikush nga ne lypi ujë. Ata i thanë nuk ka. Mandej, disa kilometra më poshtë, kërkova edhe unë ujë, dhe na thanë qetash ua jepim ne ujin. Dikujt nga të burgosurit, ia kanë gjetë një sapun të rrobave, naj kanë nda të gjithëve nga një copë sapuni, na kanë jep në gojë e mandej na kanë jep ujin. Rrugës, na kanë ndalë tek shkolla fillore dhe na kanë lëshu nxënësit me na malltretu, i kanë thanë nxënësave që jemi terrorista”, tregoi Kollçaku.

Mes rrëfimeve tronditës, Pergjegjaj tregon detaje nga udhëtimi më i tmerrshëm i jetës së tij. Ai mes emocioneve rrëfen se si policët serbë gjatë rrugës për në Leskovc ushtruan dhunë të paimagjinueshme mbi ta.

“Në Leskovc janë mbytë njerëz, edhe të zhdukurit qe janë në Leakovc janë mbytë. Ne kur jemi shku, unë mendoj që aty janë ekzekutu shumica e djemve shqiptarë që sot janë zhduk e nuk gjinden as sot. Sepse, atë natë kur na kanë dërgu neve aty, duke shkuar rrugës na thanën që ne rrugës duam të kalojmë mirë me juve, ju veç duhni me këndu. Na thanën, tash na e lëshojmë një kengë në gjuhën serbe, në radio dhe ju duhet me vazhdu me këndu gjatë rrugës. Kur nisem të afroheshim drejt Serbisë ata filluan të perdornin zingjirë e poashtu i nxorën thikat. Mbrapa meje, njërit nga të burgosurit ia prenë veshin, dikujt tjetër ia prenë kokën, dikë e thernin me thikë sepse nisën të entuziazmohen që po hynë në Serbi. Në terë kohën është dashur ta kendojmë kengën çetnike serbe “Kush ka rrejt që Serbia është e vogël”. Duke ngrenë sapun të rrobave e duke këndu kemi shku… “, tregoi kështu Pergjegjaj.

Tmerri i policëve serbë nuk u ndal. Si të mos mjaftonin ata, dhunë psiqike e edhe fizike u ushtrua edhe nga mjekët serbë në Leskovc e poashtu edhe nga pijanecët që gjendeshin afër spitalit.

Kur kemi mbërri në Leskovc, nuk e harrojë kurrë, tek spitali kanë dalë mjektë serbë, me motra e me krejt jashtë dhe na kanë berë shenjën që do iu presim në fyt. Duke vazhdu rrugës, i kanë hap dyert e autobusit dhe na kanë hyrë njerëzit prej kafeve, të pijtë. Aty kanë rreh, kanë thy birra, çka kanë pas në dorë… Pshtimi jonë u kanë me arritë me hy brenda në burg. Kur kemi hy në burg brenda, ai burg ish kanë tmerr. Ndoshta me thanë sikur burgjet e Vietnamit. As nuk kishte dritare, kishte pastërti, na i kanë largu krejt teshat e na i kanë djeg. Na kanë lanë vetem si të benë nëna. Na i kanë pru disa rroba zhgunit dhe disa tjera të furragjive, dhe na kanë nda ne dy grupe. E vendosnin një të burgosur në mes dhe e detyronin të tërhiqej nga të dyja grupet, me e pa se cili grup po fiton. E keqja ishte se nese ne nuk rraheshim, ata u hakmerrnin ndaj teje. Ka pas raste qe janë rrah djali me babë. Këto maltretime kanë qenë me të shkatërru edhe psiqikisht, se ne fizikisht ishim 80% të vdekur. 3 muaj ditë gjatë bombardimeve ishim pa ushqim dhe ishim lodh totalisht”, tha Pergjegjaj.

Vazhdimi i maltretimeve nuk përfundoi këtu. Dhuna brutale e serbëve vazhdoi akoma.

Këtu mund ta ndiqni rrëfimin e ish të burgosurve që u transferuan në burgun e Leskovcit.

Tags: burgjetMizoriaserbeshqiptaret
ShareTweetShare
Previous Post

Nait Hasani: Dick Marty i atëhershëm ishte i sponsorizuar nga shërbimet serbe, tash i akuzon për tentim-vrasje

Next Post

SHBA heq nga lista e zezë Sabit Gashin autorin e librit Vitet e Lavdisë, dhe 4 të tjerë

Next Post
SHBA heq nga lista e zezë Sabit Gashin autorin e librit Vitet e Lavdisë, dhe 4 të tjerë

SHBA heq nga lista e zezë Sabit Gashin autorin e librit Vitet e Lavdisë, dhe 4 të tjerë

Lajmet e fundit

Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës

Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës

23/05/2025
‘Zinxhiri komandues në UÇK’: Gjykata Speciale pranon disa dokumente për zonën e Llapit

Cilat prova të dëshmitarëve u pranuan në Hagë?

23/05/2025
Irani dhe ShBA-ja kanë shpresë për përparim pas bisedimeve bërthamore

Irani dhe ShBA-ja kanë shpresë për përparim pas bisedimeve bërthamore

23/05/2025
Dy avionë ushtarakë rusë dyshohet se shkelën hapësirën ajrore finlandeze

Dy avionë ushtarakë rusë dyshohet se shkelën hapësirën ajrore finlandeze

23/05/2025
Këto rrugë në Prishtinë bllokohen për rishtresim të asfaltit, punimet përfundojnë më 1 qershor

Këto rrugë në Prishtinë bllokohen për rishtresim të asfaltit, punimet përfundojnë më 1 qershor

23/05/2025
Kuvendi i Shqipërisë nis punën më 29 maj

Kuvendi i Shqipërisë nis punën më 29 maj

23/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës

Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës

23/05/2025
‘Zinxhiri komandues në UÇK’: Gjykata Speciale pranon disa dokumente për zonën e Llapit

Cilat prova të dëshmitarëve u pranuan në Hagë?

23/05/2025
Irani dhe ShBA-ja kanë shpresë për përparim pas bisedimeve bërthamore

Irani dhe ShBA-ja kanë shpresë për përparim pas bisedimeve bërthamore

23/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.