Një person është arrestuar në Malishevë, pasi ka rrahur nipin e tij të mitur.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se me vendim të prokurorit, pas intervistimit I dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Njoftimi i Policisë së Kosovës
“Malishevë 05.02.2022 – 14:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka rrahur nipit e tij të mitur viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.