Shefi i diplomacisë serbe në një deklaratë për media, së fundmi ka thënë se Serbia aspak nuk paraqet problem për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Kjo pasi Kosova pas liberalizimit, do të zbrazet.
Këtë deklaratë të Daçiqit e ka publikuar anëtari i kryesisë së Partisë Socialiste në Serbi, Boris Miliçeviq, që është ndihmës i ministrit për të drejtat e njeriut e të pakicave dhe dialogun shoqëror në Qeverinë e Serbisë.
Daçiq e tha edhe në vitin 2019, kur ishte ministër i Jashtëm, se Serbia është pro që Kosovës t’i jepet liberalizimi i vizave, në mënyrë që shqiptarët ta braktisin vendin e tyre.