Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka theksuar se lufta për Kosovën dhe ruajtja e integritetit të sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë, ka qenë segmenti më i rëndësishëm i punës së departamentit të tij gjashtë muajt e parë, dhe kështu do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ai gjithashtu vazhdon ta quajë Kosovën pjesë të Serbisë.
‘’Çdo ministri, çdo anëtar i Qeverisë, e ka Kosovën në vend të parë të angazhimit të tyre, sepse është çështja më e rëndësishme e shtetit tonë. Kosova, si pjesë e Serbisë, është një çështje e marrëdhënieve dhe vendimeve tona të brendshme. Por cënimi i sovranitetit dhe integritetit tonë territorial është gjëja më e vështirë që mund ti ndodhë cilitdo shtet dhe është shumë e lidhur me faktorë të jashtëm’’- tha Daçiq për Tajung, raporton Kosovo Online.
Ai theksoi se qytetarët e Serbisë janë dëshmitarë se sa përpjekje po bën shteti për të ruajtur integritetin e tij dhe theksoi se kjo nuk zgjatë gjashtë muajt që zgjati kjo Qeveri, por me vite, duke thënë se kanë kaluar 10 vjet nga miratimi i Marrëveshjes së Brukselit, dhe se bashkimi i komunave serbe ende nuk është formuar.
Daçiq tha se Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë, dhe ai personalisht, marrin pjesë me të gjitha kapacitetet e tyre në zbatimin e politikës se perbashkët shtetërore lidhur me Kosovën.
“Është prioritet i diplomacisë sonë edhe sot dhe para gjashtë muajsh dhe ka qenë para 10 vitesh. Çështja e Kosovës është ndërkombëtarizuar për një kohë të gjatë, shumë kohë para kësaj qeverie dhe këtij presidenti”- tha Daçiq.
Ai ndër të tjera tha se nuk është e mundur të gjendet një zgjidhje pa dialog me të gjithë të përfshirët.
“Dhe se si Serbia e zhvillon atë dialog është përgjigja në pyetjen se cili është rezultati më i rëndësishëm i diplomacisë sonë. Rezultati është se pa Serbinë dhe zërin e saj, çështja jonë më e rëndësishme nuk mund të zgjidhet, rezultati është se të gjithë kanë respekt të plotë për Serbinë, pa marrë parasysh presionet që nuk janë ndalur në dhjetë vitet e fundit, ato vetëm janë intensifikuar”- theksoi Daçiq.
Ai tha se Serbia asnjëherë nuk ka pasur presione më të mëdha lidhur me Kosovën, nëse nuk llogariten bombardimet e vitit 1999 thotë ai, dhe shtoi se këto presione janë të forta sepse Serbia kërkon respektimin e interesave të saj dhe se nuk dorëzohet kur dikush i sulmon apo planifikon t’i mohojë.
Shtoi se sipas tij nuk ka rrugë tjetër për të bërë diplomaci, përveç mënyrës së Vuçiqit.
“Nuk ka rrugë tjetër për të bërë diplomaci dhe politikë në përgjithësi në lidhje me Kosovën, përveç mënyrës se si e bën presidenti Vuçiq, bashkë me ne që marrim pjesë në krijimin dhe zbatimin e asaj politike. Mund të ketë mënyra të tjera, por nuk do të ishintë mençura. Në këtë drejtim, marr pjesë edhe në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së kushtuar Kosovës, sepse është një nga vendet më të rëndësishme ku mbrojmë interesat dhe sovranitetin tonë dhe kërkojmë që të arrihet zgjidhje përmes dialogut, dhe jo presionit”- tha Daçiq