GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Daçiq: Politikën që e zbaton Vullini, është politikë që e zbaton Serbia zyrtare

17/07/2023
në Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Daçiç: Nuk do ta japim Kosovën dhe nuk do ta japim Serbinë
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë se nga SHBA nuk ka ardhur asnjë provë e vetme për pretendimet e tyre kundër kreut të Agjencisë serbe të Sigurisë dhe Inteligjencës (BIA), Aleksandar Vullin, ndaj të cilit kanë vendosur sanksione, duke thënë se “nuk pret të arrijnë, sepse “këtu nuk bëhet fjalë për ndonjë provë”, por për sanksione të motivuara politikisht”.

“Ne nuk kemi marrë asnjë informacion nga Amerika, madje as një shenjë se bëhet fjalë për ndonjë vepër penale. Sigurisht që “do të kërkojmë shpjegim” nga Shtetet e Bashkuara, sepse kjo nuk është një çështje private, por një vendim i drejtuar kundër një zyrtari të lartë të qeverisë. Por, le ta lëmë këtë mënjanë, motivi i këtij vendimi është politika”, ka thënë Daçiq në një intervistë për gazetën pro-qeveritare serbe Politika.

Duke folur për arsyen pse u vendosën këto sanksione, Daçiq ka pretenduar se këto ishin “qëndrimet e Vulin ndaj Rusisë”.

“Sikur ne të kishim vendosur sanksione ndaj Rusisë, “nuk do të kishte sanksione kundër Vullinit” apo dikujt tjetër”, ka pretenduar Daçiqi, duke tentuar të fshehë lidhjet e pushtetit serb me krimin e organizuar tashmë të njohur për publikun serb, transmeton Paparaci.

I pyetur se si kjo mund të ndikojë në marrëdhëniet serbo-amerikane, shërbëtori i kriminelit të luftës, Millosheviq, aktualisht ministër i Vuçiqit, ka thënë se Serbia “ka bashkëpunim të mirë me SHBA në luftën kundër të gjitha formave të krimit të organizuar”.

“Kjo është një nga shtyllat më të rëndësishme të bashkëpunimit tonë të përgjithshëm. Dhe pikërisht për këtë “është për t’u habitur” që autoritetet shtetërore amerikane marrin vendime për sanksione ndaj një funksionari të lartë të Serbisë, me dyshime për lidhje “të supozuar” me krimin e organizuar. Por këtu po flasim vetëm për politikë, e kjo është politika shtetërore e Serbisë, të cilën e zbatojnë të gjithë ata që janë në krye të institucioneve”, ka thënë Daçiqi me çka “ka futur në një thes” me Vullinin të gjithë zyrtarët e lartë serbë.

Ai gjithashtu ka pretenduar se me këtë veprim “ata duan të krijojnë një ekuilibër artificial” mes Kosovës dhe Serbisë. Ai thotë se “pas vendimeve të ashpra të Perëndimit dhe Amerikës ndaj Kosovës, ishte vetëm çështje ditësh se kur do të arrinte një vendim kundër Serbisë”.

“Kjo nuk ka qenë kurrë politikë e mirë, sepse nuk mund të krijosh një ekuilibër mes Kosovës, e cila me vite në vazhdimësi “ka minuar” dialogun, “ka ushtruar dhunë dhe nuk dëshiron zgjidhje”, dhe Serbisë, e cila “e mban gjallë dialogun dhe përmbush gjithçka që është dakorduar”, ka pretenduar Daçiq.

Tags: Daçiçkosovapolitikaserbia
ShareTweetShare
Previous Post

‘19 persona në Ballkan do shpallen non-grata nga SHBA, edhe shqiptarë në listë’

Next Post

Policia e Kosovës: Dikush në emrin tonë po lëshon e-maila, për kinse urdhër gjykate

Next Post
Sulmohet në një lokal 55-vjeçari në Veri, dërgohet në Emergjencë – intervenon edhe Policia

Policia e Kosovës: Dikush në emrin tonë po lëshon e-maila, për kinse urdhër gjykate

Lajmet e fundit

Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

21/05/2025

Policia jep detaje për sulmin ndaj gjinekologut Afrim Veliu: U godit në kokë me një mjet metalik

21/05/2025
Hetuesit të afërt me ministrin Peci, i punësohet gruaja në Ministrinë e Bujqësisë

Peci: Zgjedhjet e reja janë gjithmonë si opsion

21/05/2025
Kusari pas intervistës së Kurtit: A e kemi të gjithë të qartë se çfarë ka ndodhur në RTK?

Kusari pas intervistës së Kurtit: A e kemi të gjithë të qartë se çfarë ka ndodhur në RTK?

21/05/2025
Bllokada në Kuvend, Bahtiri thotë se LVV është e gatshme për kompromis

Bllokada në Kuvend, Bahtiri thotë se LVV është e gatshme për kompromis

21/05/2025
Vrasja e 14-vjeçares që tronditi Shkupin, sot vazhdon gjykimi

Vrasja e 14-vjeçares që tronditi Shkupin, sot vazhdon gjykimi

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

21/05/2025

Policia jep detaje për sulmin ndaj gjinekologut Afrim Veliu: U godit në kokë me një mjet metalik

21/05/2025
Hetuesit të afërt me ministrin Peci, i punësohet gruaja në Ministrinë e Bujqësisë

Peci: Zgjedhjet e reja janë gjithmonë si opsion

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.