Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia po i përcjell “me kujdes” qëndrimet e Ukrainës për çështjen e Kosovës dhe se me njohjen e pavarësisë së Kosovës, “ai vend do të dëmtonte veten”.
Daçiq, lidhur me deklaratën e analistit Edward Joseph, i cili tha se me nënshkrimin e letrës dërguar BE-së, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, Ukraina është më afër njohjes së pavarësisë së Kosovës, tha se në këtë mënyrë Ukraina do të shkelte parimin e mbrojtjes së integritetit territorial.
Me njohjen e Kosovës, Ukraina do t’i bënte vetes një dëm të madh, sepse do të shkelte parimin e mbrojtjes së integritetit territorial të shteteve. Ne do t’i monitorojmë me kujdes pikëpamjet e tyre për këtë çështje”, tha Daçiq.
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Ukrainës, Oleksandr Merezhko, është një nga nënshkruesit e letrës drejtuar BE-së dhe SHBA-së, në të cilën kërkohet që të “mbajnë një qëndrim më kritik ndaj Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq”, për të cilin Joseph tha se nënshkrimi i tij ishte më i rëndësishmi.